Juventusi e rrit ofertën për Alexin

Nga Express më 09 gusht 2011 në ora 21:01
Juventusi po planifikon që ta përmirësojë ofertën për mbrojtësin e Chelseas, Alex. Sipas tabloidit britanik, The Sun, gjiganti italian fillimisht kishte ofruar 10 milionë euro për mbrojtësin brazilian.
Mirëpo, menaxheri i klubit londinez, Andre Villas-Boas, nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Alex për më pak se 13-14 milionë euro.
Andaj, Bianconerët janë duke e përgatitur ofertën e re, e cila do ta kënaqte udhëheqësinë e klubit londinez, për ta lëshuar mbrojtësin e fuqishëm, i cili pëlqehet nga trajneri i ri, Antonio Conte.