Japonia e nderon Matsudan

Përfaqësuesja e Japonisë po përgatitet për ndeshjen miqësore të së mërkurës kundër Republikës së Koresë, për nder të Naoki Matsudas. Para kësaj ndeshjeje, do të mbahet një minutë heshtje për mbrojtësin japonez, i cili ndërroi jetë ditë më parë. Ai ishte pjesë e Japonisë në Botërorin 2002.
“Jam i sigurt se ishin edhe disa gjëra që ai dëshironte t’i arrinte. Çdokush është i shkretë për këtë rast. Të gjithë ne e shikuam Botërorin 2002 në Japoni dhe Kore, ishim të mahnitur me mënyrën se si luante ai. Në fakt, mënyra se ai luante ai, është arsyeja se pse jemi ne sot këtu. Jam mirënjohës për atë”, deklaroi futbollisti i CSKA Moskës, Honda.
“Nuk duhet ta shikojmë këtë si një fund. Vdekja e Matsudas përfaqëson fillimin e diçkaje. Duhet ta mbajmë shpirtin e tij me ne dhe të lëvizim përpara”, shtoi Honda, i mërzitur për humbjen e shokut të tij.
Për ndeshjen që zhvillohet për nder të legjendës së ekipit Yokohoma Mariners do të kthehet edhe mesfushori i Borussia Dortmundit, Shinji Kagawa, i cili ka munguar së fundmi për shkak të lëndimit.
Selektori Alberto Zaccheroni thotë se kjo është një ndeshje miqësore, por kërkoi kujdes, ngase me lojtarët e Koresë, atmosfera kurrë nuk është miqësore. Kjo është ndeshja e fundit miqësore e Japonisë, para fillimit të kualifikimeve për Botërorin 2014.