Ibrahimovic vazhdon me Juventusin e Interin

Pas Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, në autobiografinë e tij ka folur edhe për dy klubet tjera ku ka luajtur, Juventus e Inter.
“Në Juventus nuk na kanë favorizuar gjyqtarët. Luftonim fort, në fushë. I rrezikonim këmbët tona, nuk kemi pasur ndihmë nga askush, këto janë gjepura. Thjeshtë ishim më të mirët dhe dëshironin të na zhytnin, kjo është e vërteta”, deklaroi sulmuesi i Milanit.
“Në Inter, sfida e vërtetë ishte t’i shkatërronim ato grupe. I urreja nga dita e parë, pasi që ishin ndarë në një grup argjentinasit dhe në tjetrin brazilianët. Kërkova nga presidenti që të ishim një ekip i bashkuar, sepse vetëm ashtu do të vinin sukseset”, shtoi ai.