E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrihet marrëveshja, Köstner trajner i Shqipërisë

Nga Adi Metaliu

Gjermani 59-vjeçar Lorenz Günter Köstner do të mbërrijë të enjten në Tiranë, ku pritet të jetojë dy vitet e ardhshme

Lorenz Günter Köstner do të jetë trajneri i huaj i radhës që do të drejtojë kombëtaren shqiptare. Gjermani 59-vjeçar, i cili ka qenë në krye të disa skuadrave në Bundesligë gjatë karrierës së tij, ka pranuar ofertën e Dukës dhe pritet të hedhë të zezën mbi të bardhë sapo të mbërrijë të enjten në Shqipëri.

Trajneri në fjalë ka biseduar me Dukën për kushtet e kontratës, madje menaxheri i tij gjendet në Tiranë, për të rënë dakord për të gjitha detajet. E pra, Armand Dukës, presidentit të FSHF-së, i janë dashur vetëm disa ditë për të gjetur trajnerin e kombëtares, pas refuzimit të Besnik Hasit.

Kontratë 2-vjeçare Köstner do ta drejtojë Shqipërinë të paktën dy vitet e ardhshme. Presidenti Duka ka qenë kategorik për kohëzgjatjen e kontratës, por duke i lënë një hapësirë rinovimi në rast se do të ketë sukses. Gjermani 59-vjeçar do përfitojë 400 mijë euro për fushatën e ardhshme eliminatore, e cila nis në vjeshtë të 2012-s. Nuk dihet nëse Köstner do të jetë në pankinë për miqësoren e dytë të muajit nëntor, me Maqedoninë në Prilep, por është e sigurt që ndaj Azerbajxhanit do të qëndrojë në tribunë.

Jetë prej shqiptari Burime pranë FSHF-së njoftuan mbrëmë se ndërkohë që Köstner po darkonte në Gjermani me Feliks Magatin, trajnerin e parë të Volfsburgut, menaxheri i tij po përcaktoonte detajet e kontratës. Përveç 400 mijë eurove që do të përfitojë si pagë për dy vitet e ardhshme, FSHF duhet ti sigurojë një apartament në Tiranë si dhe një autoveturë për ti mundësuar lëvizjen.

Në të vërtetë, FSHF e ka gati apartamentin që kishte marrë me qira për Josip Kuzhen në një zonë shumë mirë, në pallatin ku jeton Kryeministri Berisha. Gjithsesi, i mbetet gjermanit të vendosë nëse do të marrë ose jo të njëjtën banesë. Kjo do të thotë se Köstner, sikurse paraardhësi i tij, do të jetojë gjithë kohën në vendin tonë, për tu ambientuar me futbollin shqiptar dhe me mentalitetin tonë.

Trajneri i 6-të i huaj Lorenz Günter Köstner do të jetë trajneri i 6-të i huaj që drejton përfaqësuesen e Shqipërisë gjatë epokës Duka. I pari ishte Xhuzepe Dosena, i cili qëndroi vetëm 2 muaj gjysmë në krye të kuqezinjve nga 1 korriku deri më 10 shtator të vitit 2002.

Pasues i italianit, gjermani Hans Peter Brigel, është trajneri i huaj me jetëgjatë në krye të Shqipërisë, pasi i ka drejtuar kuqezinjtë në dy edicione në vitet 2002-2006. Fushatën eliminatore të Euro 2008-ës e ka drejtuar Oto Bariç, ndërsa Ari Han nuk arriti ta përfundonte fushatën pasuese për Botërorin 2010. Josip Kuzhe mori drejtimin e Shqipërisë në maj të 2009-ës, për ta mbyllur para pak javësh.

Trajnerët e huaj të epokës Duka

Xhuzepe Dosena

Kombësia: italiane

Periudha: 01.07.2002-16.10.2002

Ndeshje:   2

Kontrata: 180 mijë euro

Hans-Peter Brigel

Kombësia: gjermane

Periudha: 12.12.2002-30.06.2006

Ndeshje:   31

Kontrata: 400 mijë euro

Oto Bariç

Kombësia: kroate

Periudha: 01.08.2006-21.11.2007

Ndeshje:   15

Kontrata: 300 mijë euro

Ari Han

Kombësia: holandeze

Periudha: 03.01.2008-15.04.2009

Ndeshje:   10

Kontrata: 300 mijë euro

Josip Kuzhe

Kombësia: kroate

Periudha: 20.05.2009-31.12.2011

Ndeshje:   24

Kontrata: 360 mijë euro

Lorenz Günter Köstner

1982 1986 Bayern Hof

1986 1989 Reutlingen

1989               Frajburg

1989 1990  Hessen Kassel

1990 1993  Shtutgart (zv. trajner)

1993 1994 Shtutgarters Kiekers

1994 1997 Unterhaching

1997 1998 Këln

1998 2001 Unterhaching

2002 2004  Karlsruhe

2006               Hoffenheim

2006 2007  Rot Ëeiss Essen

2009 2010 Volfsburg II

2010               Volfsburg (zv. trajner)

2010 –                         Volfsburg II

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›