E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpresa mposht 2-1 Kamzën para Rusisë

Shqipëria U-21 Kamza 2-1

Shënues: A. Hoxha, Sadiku / F.Tafaj

Shqipëria U-21: Frashëri, Imami, Prençi, Fejzullahu, Sallaj, Telushi, Dosti, Vajushi, F. Hoxha, Kërçiku, Bala.

Trajner: Skënder Gega

Kamza: Haxho, Hallaçi, Ardit Beqiri, Ndreka, Likmeta, Mici, Manuka, Ardjan Beqiri, E.Tafaj, Karapici, Ziambo.

Trajner: Ernest Gjoka

Gjyqtarë: B. Pashaj, E. Barushi, R. Avdo (Tiranë)

Përfaqësuesja U-21 ka mundur dje Kamzën në një takim miqësor. Armando Sadiku tregoi edhe dje se po kalon një periudhë shumë të mirë, teksa ka shënuar sërish. Për Shpresën ka shënuar gjithashtu Altin Hoxha i Teutës. Fatjon Tafaj, kapiteni i kamzalinjve, shkurtoi diferencën në fundin e pjesës së dytë. Skënder Gega ka provuar disa skema, për të ndërtuar formacionin më të mirë të mundshëm kundër Rusisë në ndeshjen e parë që do të zhvillohet në stadiumin Niko Dovana të Durrësit ditën e enjte në orën 16:00.

Formacioni i pjesës së parë thuajse është ndërruar i gjithi në pjesën e dytë. Futbollistët që luajnë në Zvicër, si Sadiku, Brahimi, Bunjaku dhe Sallaj për shkak të mbërritjen me vonesë nga Zvicra, nuk janë aktivizuar në kohë të plotë, por ata pritet të jenë titullarë ndaj Rusisë. Trajneri i Kamzës, Ernest Gjoka, ka luajtur me formacionin më të mirë të mundshëm.

Lënia jashtë e Pemës, Xakës dhe Fatjon Tafajt në pjesën e parë lidhet me faktin që janë të ndëshkuar me kartonë dhe për rrjedhojë nuk mund të aktivizohen në takimin e radhës. Mario Bytyçi, portieri i parë, i ka lënë hapësira shokut të tij Haxho për tu provuar, ndërsa Belçev është larguar nga skuadra për të qëndruar disa ditë afër familjes së tij.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›