Ahmed Januzi: Do të jemi ekip konkurrent
Sulmuesi i Vorsklës beson tek e ardhmja: Do të hedhim piketa të sigurta, pasi duam të jemi të suksesshëm
Në listën e kombëtares për dy miqësoret e radhës nuk kishte si të mungonte Ahmed Januzi, sulmuesi 23-vjeçar i Vorskla Polltavës, i cili po zhvillon një sezon mjaft të mirë në kampionatin ukrainas. Sulmuesi në fjalë është grumbulluar në tri eliminatoret e fundit nga Kuzhe, por ka luajtur vetëm pak minuta në Francë, në fund të pjesës së dytë.
Momenti i duhur Januzi pret të luajë shumë më tepër minuta me kombëtaren, madje ai ka mbetur i zhgënjyer që nuk u aktivizua më Luksemburg, por para kamerave ai është mjaft i kujdesshëm: Fakti që jam në kombëtare është arritje për mua, ndërsa sa i përket aktivizimit, atë e vendos stafi teknik.
Unë jam i gatshëm të jap maksimumin tim për aq minuta do të më jepen në dispozicion. Januzi nuk nxitohet, pret thjesht momentin e tij, për të treguar se meriton një rol më të rëndësishëm në skuadër.
Vorskla Polltava Januzi është pjesë e skuadrës ukrainase nga janari i 2007-s. Sezonin e kaluar është aktivizuar më shumë si zëvendësues, por situata ka ndryshuar pozitivisht nga vera e këtij viti. Gjendjen fizike e kam shumë të mirë.
Fatmirësisht, nuk kam pasur asnjë dëmtim dhe kjo është shumë e rëndësishme në futboll. Te Vorskla jam aktivizuar rregullisht, kam shënuar gola, kështu që e konsideroj sezon të suksesshëm.
Ekip konkurrent Emrat e larguar nga kombëtarja kanë qenë të rëndësishëm, por pavarësisht kësaj, mbetemi thuajse i njëjti grup. Ne jemi në unison me njëri-tjetrin, është një grup i mirë lojtarësh dhe do të bëjmë çmos për të pasur sukses me ekipin kombëtar. Unë jam i bindur se do të jemi në lartësinë e duhur. Me Azerbajxhanin dhe Maqedoninë do të bëjmë një figurë të mirë. Do të hedhim piketa të sigurta për eliminatoret e ardhshme të kampionatit botëror, pasi duam të jemi të suksesshëm.
Teli: Mustedanagiç na njeh, presim trajnerin e ri
Admir Teli, mbrojtësi i Karabakut, është i bindur që edhe pse pa trajnerin e parë, Shqipëria do ti kalojë me sukses dy ndeshjet miqësore. Sipas tij, Xhemo e njeh mirë skuadrën: Kuzhe ka qenë një personalitet në drejtimin e skuadrës, por edhe Mustadanagiç e ka treguar veten që di ta drejtojë mirë kombëtaren në momente të vështira. Gjithesi, në jemi në pritje të trajnerit të ri.
Sa u përket miqësoreve, mendoj se shumë të rëndësishme për ta ardhmen tonë. Kanë rëndësi më shumë për faktin se do të përzgjidhen më së shumti lojtarët e rinj, që do të jenë pjesë e kombëtares dhe do të përbëjnë bazën e skuadrës gjatë eliminatoreve të ardhshme.
Bakaj: Të mbushim boshllëqet që lanë Lala dhe Skela
Është konsideruar gjithmonë pasardhësi i Ervin Skelës, por Bakaj tregohet modest, duke deklaruar se largimi i tyre ka lënë boshllëk në skuadër. Skela dhe Lala pa dyshim që kanë lënë boshllëk, sepse janë figura të njohura.
Mungesa e tyre është minus për ne, por nga ana tjetër ne duhet të bëjmë të pamundurën për të krijuar nëj skuadër kompakte si dhe të gjejmë mënyrën për ti zëvendësuar këta lojtarë me emra të rinj.
Të dyja skuadrat me të cilat do të ndeshemi janë pothuajse në të nëjtin nivel, por mund të them se këto ekipe nuk janë shumë të forta. E rëndësishme do të jetë mënyra e lojës, shprehja e skuadrës në fushë, harmonizimi i saj. Për moralin do të ishin ideale dy fitore.
