Itali/ Arrin në 18 të vdekur bilanci i viktimave nga përmbytjet
Të paktën 18 persona vdiqën dhe 35 të tjerë konsiderohen të zhdukur sot në Siçili, kur kërkimet kanë rifilluar sot në mëngjes nën shiun dhe baltën për të gjetur të mbijetuar nga përmbytjet e të enjtes në mbrëmje, njoftuan autoritetet. "Kemi filluar kërkimet nën rrënoja dhe baltë për të gjetur të mbijetuar", i shpjegoi Sky TG24 Giuseppe Buzzanca, kryetar i bashkisë së Messines, duke konfirmuar një bilanc provizor prej 18 të vdekurish, të cilit do t'i shtohen dy persona të paidentifikuar dhe 35 të zhdukur.
Shefi i qeverisë Silvio Berlusconi parashikoi gjatë natës duke gdhirë dita e sotme se do të kishte "të paktën 50 të vdekur" dhe njoftoi se do të shkonte "ndoshta në vend" për "t'u takuar dhe folur me njerëzit". Ai e cilësoi situatën si "shumë të rëndë, edhe pse ajo është e kufizuar në dy lugina".
Reshje të forta natën duke gdhirë dita e premte shkaktuan prurje të papritura, rrëshqitje dheu dhe balte, njëra prej të cilave në një gjatësi prej 3,5 km, duke shkatërruar rrugët e komunikimit mes Messines dhe disa lokaliteteve bregdetare të vendosura në jug të qytetit siçilian.
Afro 80 persona janë plagosur dhe 400 të tjerë u desh të evakuoheshin nëpër shkolla dhe hotele të rajonit