"Ibraj ka denigruar uniformën e Policisë së Shtetit"
31/03/2005 Sokrat Boçi, i përjashtuar prej dy vitesh nga blutë dërgon letër publike
TIRANË- I përjashtuari nga Policia e Shtetit Sokrat Boçi, ankohet publikisht për sjelljen e Drejtorit të Përgjithsëm të Policisë së Shtetit, Bajram Ibraj, gjatë miratimit të uniformës së re. Ai ka bërë një kërkesë, drejtuar Ministrit të Rendit Publik, Igli Toska, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Bajram Ibraj, etj. "Isha i vetmi specialist, që për rolin që kisha e kontributin me vlera që kisha dhënë, arrita të realizoj ndjeshëm përmirësimin e Uniformës së Policisë së Shtetit, për një pamje ndryshe të saj në komunitet. Por çe do që, do të ishte pikërisht ky prioritet i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, i shprehur në objektiva strategjik konkretë, e të fokusuar në Matricën qeveritare, që do të më flakte në rrugë. Por më parë më ishte flakur gruaja në rrugë nga zv/ Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, z.Dashamir (në fakt dashakeqës) Kaja"- janë disa nga rreshtat e para të kërkesës së tij. Pas peripecive të shumta Boçi shprehet publikisht nëpërmjet kërkesës së dërguar në të gjitha mediat "Gjithë jetën kisha veshur e mbathur policë, ushtarë e studentë! Në bazë të një studimi kisha kryer e realizuar 25 mijë matje trupore të evidentuara nga Jugu në Veri. Përmasa te detajuara, të cilat pasqyrohen në kërkesat e kushteve teknike të uniformës së Policisë, që punohet edhe sot". Më pas në ankesën e të përjashtuarit prej dy vitesh vijnë edhe akuzat e drejtpërdrejta ndaj Ibrajt. "Plot 160 fletë konceptuale, që kanë të bëjnë me mënyrën e mbajtjes së kësaj uniforme, që përfaqësojnë një shërbim policor. Si normat e furnizimit dhe rregullorja e uniformës, në duart e policisë duhet të ishin për zbatim në fillim të vitit 2005. Në projekt ishte përmirësimi i ndjeshëm e modelimi ndryshe dhe te uniformave të forcave Speciale e FNSH- ve, përmirësimin e modelimin ndryshe te xhakoventave të Policisë, sepse për vitin 2005, do të viheshin në përdorim 12 mijë copë pelerina shiu (Policia këtë artikull nuk e ka në përdorim që nga viti 1989). E kështu do të kishim sfilata të tjera. Një uniformë në vijë të drejtë e në zbatim të porosisë e të ligjeve të vendit, një e drejtë e mohuar dhe vlerësohet nga zoti Ibraj si fonde me vlerë, më pas po nga ky Drejtor kjo uniformë denigrohet"-thuhet në ankesë. Sipas boçit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ibraj, mori për bazë sajesat e shpifjet e SH.K.B-së, oficerit të Policisë Gjyqësore Hazir Sadria, që, sipas të përjashtuarit, kanë marrë në ngarkim dhe për t’u kapur me çështjet e mirëfillta, ndërsa në letrën publike nuk mungojnë edhe emra të pafund që sipas Booçit e kanë penguar në punën e tij.