Uall Street Journal “braktis” ekonominë, sfidon “NYT”
Autori i Lajmit: A.D
Nju-Jork — “Kur diskutohet për rubrikën e re të kronikës së gazetës “Uall Street Journal”, menaxherët e saj nuk flasin për atë se sa e suksesshme do të jetë iniciativa e tyre e re, por për dëshirën e tyre për të goditur “The Neë York Times”. Një gjë të tillë e konfirmon vetë gazeta “Times” në një shkrim të gjatë që rrëfen strategjinë e rivalëve të saj. Mungojnë më pak se dy javë nga dalja e gazetës financiare në një version njujorkez, por mes dy botuesve, mandatit të medias, Rupert Murdoch, dhe shoqërisë së kontrolluar nga familja Sulzberger — përplajsa parashikohet të jetë shumë e fortë. Manjati australian nuk e ka fshehur kurrë që prej verës së vitit 2007 kur bleu gazetën se kërkonte të vendoste me shpatulla pas murit konkurrentet e tij kryesore, “The Neë York Times”. Por në grataçielën e Rrugës Tetë, godinë e ndërtuar nga Renzo Piano, dhe që konsiderohet katedralja e gazetarisë liberale, tashmë është ndezur drita e “alarmit të kuq”. Alarmi është ndezur që kur NeësCorp (pronari i së cilës është Murdoch) lajmëroi se duke filluar nga 12 prilli gazeta ËSJ në Nju-Jork do ti shtohet një suplement kronike lokale, politike dhe sporti prej 12 faqesh. Për suplementin e ri të Uall Street do të punojnë 35 gazetarë të drejtuar nga John Seeley, ish-drejtuesi që tashmë nuk ekziston më “Neë York Sun”. Që prej këtij lajmi ka nisur një betejë nëntokë me “Times”, që pasi është sulmuar prej disa muajsh pa reaguar, u rrëmbeu rivalëve një emër të madh, Bob Christie. Disa rezultate janë parë që tani. “Times” ka nisur një fushatë publicitare që i ka sjellë fitime sa asnjë gazetë tjetër që mundohet ta konkurrojë, ndërsa Murdoch ndihet gjithnjë e më i shqetësuar nga strategjia e re e Bill Kellerit që u ka rrëmbyer rivalëve emrat më të njohur të kompanive publicitare.
Ky lajm është publikuar: 25/03/2010