Gjermania Kemi larguar rezervat per vizat
Gjermania percjell mesazhe pozitive per Shqiperine sa i perket procesit te integrimit. Afrimi i kohes per liberalizimin e vizave ka fituar edhe nje mbeshtetje te Berlinit zyrtar qe se bashku me Francen ka shprehur disa rezerva me karakter teknik. Keshtu dje ne Tirane zv.ministri i Jashtem Selim Belortaja ka pritur nje delegacion parlamentar nga Gjermania te drejtuar nga anetari i Komisionit per Politiken e Jashtme dhe BE-ne Roderich Kiessewetter. Sipas njoftimeve per shtyp te Ministrise se Jashtme perfaqesuesit e delegacionit gjerman kane percjelle vleresime per hapat e hedhur nga Shqiperia jo vetem ne procesin e afrimit me BE-ne por edhe ne kuader te rolit te qendrueshem te Shqiperise ne rajon. Nga ana e tij zevendesministri Belortaja vleresoi rolin e Gjermanise per konsolidimin e paqes dhe sigurise se rajonin tone duke evidentuar edhe perpjekjet e jashtezakonshme te politikes se jashtme gjermane per konfirmimin e pavaresise se Kosoves. Ai ka bere nje pasqyrim te punes se nga ana e qeverise shqiptare per sa i perket integrimit dhe plotesimit te kritereve per liberalizimin e vizave nje proces qe duket se i ka kapercyer te gjitha pengesat. Me rendesi ne kete takim ishte perberja e zgjeruar e delegacionit gjerman qe flet per nje intensifikim te marredhenieve dypaleshe. Mjafton te permendet ketu angazhimi i deputeteve gjermane per ta kthyer kete vizite ne nje praktike te pervitshme cka i hap rrugen nje forcimi te bashkepunimit. Ketu eshte me vend te theksohet se nje klime e ketille dhe hapa te kesaj natyre jane konfirmuar vetem me Italine fqinje e cila ne fund te mandatit te pare te Sali Berishes u angazhua shume per te mbajtur te hapur driten e liberalizimit te vizave per Shqiperine qofte kjo edhe si nje mbeshtetje politike per shumicen e djathte.