Identifikohen vrasësit e dyshuar te deputetit Xhindi
05/05/2009 Ekspertët dyshojnë se vrasësi amator ndodhet ende në qarkun e Fierit
Ende jepen pista të ndryshme për ekzekutimin, asnjëra e vërtetuar
TIRANE- Për të hedhur sa më shumë dritë mbi ekzekutimin barbar të deputetit të Partisë Socialiste Fatmir Xhindi, prokurorët më të mirë të Krimeve të Rënda gjatë tre ditëve kanë kryer një sërë veprimesh hetimore, nga të cilat duket se kanë ardhur rezultate tepër pozitive për sa i përket lokalizimit të autorit dhe ngritjes së dyshimeve të forta mbi rrethanat e krimit të rëndë. Burime pranë grupit hetimor thanë se personi që ka qëlluar 15 herë me automatik në drejtim të deputetit Xhindi, mendohet se është banor i zonës përreth. Ky dyshim për hetuesit vjen, pasi nga studimi i vendit të ngjarjes, është konstatuar se autori është larguar në këmbe dhe jo me makinë. Sipas tyre, largimi i autorit nga vendi i krimit në këtë lloj mënyre, do të thotë që ai e njihte shumë mirë terrenin dhe duke përfituar edhe nga errësira e natës që e favorizonte, ai ka mundur të largohet pa pasur asnjë pengesë nga autoritetet e drejtësisë që u vunë në ndjekje të tij. Madje ata përforcojnë dyshimet në këtë variant, pasi është provuar se vrasësi nuk ka qenë profesionist. Në vendngjarje janë konstatuar shumë gëzhoja që kanë rënë në mënyrë të çrregullt, fakt ky që tregon se disa momente arma autorit i ka dalë jashtë kontrollit.
Grupi i punës, hetimet
Ndërkohë që për të intensifikuar procesin hetimor, me urdhër të drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Olsian Çela, grupit të çështjes i janë bashkuar dy prokurorët Ardian Nezha dhe Besnik Muçi. Aktualisht numri i prokurorëve që janë vënë në dispozicion të kësaj ngjarjeje kap shifrën katër. Ndërkohë që së bashku me ta janë vënë në veprim edhe disa oficerë të Policisë Gjyqësore. Mësohet se ditën e djeshme të gjithë së bashku ata kanë kryer një analizim të fakteve dhe dyshimeve që kanë ngritur mbi rrethanat e ngjarjes dhe autorin. Ndërkaq nga të dhënat që janë rezervuar nga ekspertët e laboratorit kriminalistik të Ministrisë së Brendshme, rezulton se Fatmir Xhindi është ekzekutuar nga një distancë e largët, dhe më pas mbi të është derdhur një breshëri automatiku, ku autori është siguruar për eliminimin fizik të tij. Drejtues të hetimit konfirmojnë se veprimet e para i kanë çuar në disa pista hetimore. Sipas tyre, çështja e disa pronave të privatizuara kohët e fundit nga i ndjeri, apo ato probleme që mund të lidhen me çështje shumë personale të vet viktimës, mund të jenë shkaku kryesor i ekzekutimit të tij. Në ndihmë të procesit hetimor dje paradite kanë ardhur edhe familjarë të Fatmir Xhindit, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre përpara hetuesve. Pritet që në ditët në vazhdim në Prokurori të dorëzohet një lumë provash, që lidhen nga tabulatët telefonikë të të ndjerit e deri tek dëshmitë e siguruara nga rrugë operative.
Kunati i deputetit: Asnjëherë Fatmiri nuk ka qenë i shqetësuar nga ndonjë zënkë
Në polici 30 dëshmi të familjarëve e miqve
Dëshmojnë të gjithë të afërmit dhe personat që e takuan gjatë ditës
FIER- Njëri prej të afërmve të deputetit Fatmir Xhindi, vëllai i tij Iliri, pohon se ata si familje nuk dinin të kishin asnjë lloj armiqësie, ose probleme pronësie me të afërm ose bashkëfshatarë. Gjithsesi burime pranë komisariatit të policisë Fier, pohojnë se gruaja e tij Xhemilja, djemtë, vëllezërit dhe motra, së bashku me nënën Resmijen kanë kërkuar me ngulm prokurorëve, hetuesve, oficerëve kriminalistike, oficerëve të Policisë Gjyqësore gjetjen e autorëve dhe vënien përballë ligjit. Po sipas këtyre burimeve kanë kaluar gati 2 ditë heshtje dhe familjarët ndjehen të pakënaqur me mosidentifikimin e autorëve, ose autorit. Po kështu Ramadan Farja kunati i Fatmirit (burri i motrës) ka pohuar se gjatë kësaj periudhe Xhindi nuk ka pasur asnjë lloj konflikti me persona të tretë për asnjë lloj motivi. “Unë garantoj 100% se Fatmiri nuk ka pasur asnjë lloj konflikti pronësie dhe të çdo lloji tjetër. Familja Xhindi ka një harmoni mes vëllezërve, aq sa rrallë në Shqipëri mund të gjeni. Asnjëherë Fatmiri nuk ka qenë i shqetësuar nga ndonjë zënkë madje ka qenë njeriu më i nderuar në zonë. Kërkojmë me forcë nga shteti të gjejë se kush ka gisht dhe për çfarë. Unë dhe ne si familje nuk vendosim dot për askënd”,-tha Farja. Dëshmitë e familjarëve tashmë janë të dokumentuara në dosjen e grupit hetimor të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, të cilët kanë ngritur disa pista rreth ngjarjes së rëndë, por që për arsye hetimore nuk i ka bërë ato publike. Më shumë se 30 dëshmitarë kanë deponuar deri tani përfshi këtu edhe ata që e kanë parë dhe takuar pasdite deputetin, që e kanë takuar çaste më parë se të ekzekutohej me armë zjarri dhe ata që kanë dëgjuar krismat e armëve. Të dhënat e tjera kanë ardhur edhe nga gjurmët e mbledhura në vendin e krimit. Vendi i ngjarjes është prekur nga familjarët që kanë nxituar t’i japin viktimës ndihmën e parë, duke e dërguar atë me urgjencë në spitalin e Fierit. Mjaft prej sendeve dhe gjurmëve të gjetura janë marrë prej specialistëve dhe po bëhen analizat e AND. Nga ana tjetër policia dhe ekspertët e tij kanë bllokuar edhe automjetin e viktimës si një nga provat më të rëndësishme materiale. Të dhëna të tjera po mblidhen nëpërmjet telefonatave të qytetarëve, të cilët sipas burimeve të policisë janë të shumta, nisur kjo edhe nga masa e shpërblimit prej 250 mijë euro që policia e shtetit ka vënë në dispozicion atyre që do të japin informacion për gjetjen dhe vendndodhjen e autorit. Megjithë intensitetin e hetimeve, vrasja e deputetit Xhindi vijon të ngelet enigmë. Sipas hetuesve, po verifikohet veprimtaria e Xhindit dhe më pas do të verifikohen të gjitha të dhënat.
A. Damini
Seri atentatesh
Theodhori Sollaku, ish-kryeprokurori i përgjithshëm, u kërcënua seriozisht më 29 shtator të vitit 2003, ku iu bë atentat makinës e u vra shoferi Genci Sina. Kleanti Koçi, ish-kryetar i Dhomës së Avokatisë, u sulmua më 19 shkurt të vitit 1998. Ai vdiq pas dy javësh gjatë transportimit për në Itali. Azem Hajdari, deputet i PD-së, u vra në vitin 1998. Fehmi Abdiu, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese në vitin 1999, u përfshi në një atentat, ku iu vu tritol në banesë, teksa Ardian Nuni, ishte gjykatësi i fundit që iu bë atentat para pak muajsh
Pista x
Teksa versionet paraprake të ekspertëve të policisë e Prokurorisë flasin për disa pista ku përfshihen motivet e dobëta, etj, një tjetër version dhe mbase i vërteti po përpunohet mes një rrethi të ngushtë specialistësh. Nga burime të besueshme policore mësohet se pista më e saktë që po ndiqet është drejt vërtetimit të plotë që do të përfundojë me arrestimin shumë shpejt të autorit dhe gjetjes së shkakut. Për motive hetimore gazeta “Metropol” nuk publikon detaje të kësaj piste tepër delikate në të gjitha kuptimet.
Vrasësi amator
Pasi e ka pritur për më se 40 minuta në një pjesë toke të mbuluar me bar, autori dyshohet të ketë përdorur armë për herë të parë, pasi nga shpërndarja e plumbave tregohet se arma i ka dalë nga kontrolli, ndërsa qëllonte. Sipas ekspertëve kriminalistikë, kjo gjë është vërtetuar, pasi mbi dritaren e banesës janë konstatuar dy plumba që tregojnë se drejtimi i armës ka marrë për lart dhe jo drejt. Nga mënyra se si është qëlluar, sipas eksperteve tregohet se pas të shtënave në distance janë realizuar edhe disa qitje nga afër.
Mister largimi
Për specialistët e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ende vazhdon të mbetet mister nëse ish-deputeti Fatmir Xhindi ka takuar njeri apo jo nga momenti i largimit nga lokali dhe kthimit të tij për në shtëpi. Burimet thonë se janë ngritur disa pikëpyetje, nga të cilat mendohet se i ndjeri gjatë udhëtimit për në banesë mund të ketë takuar ndonjë njeri me të cilin mund të këtë pasur konflikt. Lidhur me këtë shkak autori ka “nxituar” duke i zënë pritë tek pragu i derës, vend në të cilin ka pritur objektivin.
Çështja hermetike
Për herë të parë nga grupi hetimor nuk ka rrjedhur asnjë informacion dhe kjo e bën këtë çështje tepër hermetike, duke përfshirë mjaft hamendje në caktimin e pistave të vrasjes së deputetit socialist. Të rejat më të fundit janë të pakta, sepse edhe rrethanat, pistat, deponimet e dëshmitarëve janë tepër hermetike nga policia ose Prokuroria fierake. Nga ana e familjarëve ka një heshtje totale në lidhje me dhënie deklaratash për median, por vetëm para grupit hetimor, të cilët kanë shkuar në shtëpinë e tyre. Qyteza e Roskovecit pas 2 ditësh duket sikur ka nisur rrjedhën e vet normale. Por gjithsesi në çdo grup njerëzish të thjeshtë, në çdo lokal, apo shtëpi përflitet vetëm rreth hamendësive në lidhje me motivet e vrasjes së ish-deputetit socialist. 2 ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi opinionin publik shtëpia e deputetit të vrarë Fatmir Xhindi në Roskovec të Fierit, vijon të jetë nën vëzhgim të plotë të grupit hetimor dhe nga forca të shumta të policisë së shtetit.