Programi, përfitojnë kredi të lehtësuara 250 familje në kryeqytet
05/05/2009 Bashkia e Tiranës, trajtimi nëpërmjet banesave me kosto të ulët
Kredi e zbutur për familjet e varfra që aplikojnë për marrjen e strehimit nëpërmjet programeve të ofruara nga politikat e Bashkisë së Tiranës. Për këtë vit është pohuar se do të jenë jo pak, por plot 250 familje në kryeqytet që do të kenë të drejtë të përfitojnë nga programi i banesave me kosto të ulët, çka do të thotë se këto familje do të përfitojnë kredi të lehtësuara nga bankat që do të përzgjidhen për marrjen e banesave të tyre. Aktualisht janë shpërndarë të gjitha njoftimet pranë njësive bashkiake në kryeqytet, të cilat nga ana tjetër duhet të bëjnë lajmërimin e familjeve për këtë lloj programi. Ndërkohë tashmë janë përcaktuar edhe kriteret për të aplikuar në këtë lloj programi strehimi për familjet të cilat janë në vështirësi. Një ndër kushtet kryesore të aplikimit është niveli i të ardhurave që familja duhet të ketë. Ky nivel nuk duhet të jetë nën kufijtë e përcaktuar nga ekspertët e menaxhimit të programit për trajtimin e popullatës me kredi të lehtësuar për banesat sociale. Specialistët pohojnë se personat që do të aplikojnë për strehim me kredi të lehtësuar duhet të kenë detyrimisht një sasi të ardhurash rreth 41000 lekë në muaj. Kjo shumë do të jetë për atë strukturë familje që në përbërjen e saj ka një ose dy anëtarë. Ndërsa niveli i të ardhurave mujore do të pësojë rritje, në rast se familja përbëhet nga më shumë anëtarë. Kështu, nëse në familje janë 2-3 persona, atëherë këta të fundit duhet të sigurojnë nivelin e të ardhurave mujore në shifrën e 52000 lekë, ndërsa për familjet me më shumë anëtarë kufiri është 73000 lekë. Përzgjedhja e familjeve që do të shpallen fituese të këtij programi do të bazohet në një sistem pikësh, çka do të thotë se do të caktohen si fitues familjet që arrijnë pikët më të larta ose që janë më pranë kritereve të kërkuara (kjo sipas vendimit të miratuar në këshillin bashkiak gjatë dhjetorit të 2008-s). Menjëherë pas përcaktimit të kandidatëve fitues lista do t’i dërgohet për miratim këshillit bashkiak, institucion i cili në një nga mbledhjet e tij duhet ta miratojë. Vetëm më pas do të mund të hapet udha e ndërmjetësimit me bankat, të cilat do të lejojnë finalizimin e projektit për të gjitha familjet përfituese.
Kriteret përzgjedhëse
Familjet që duan të përfitojnë nga ky lloj programi duhet të plotësojnë një sërë kriteresh që kanë të bëjnë me nivelin e të ardhurave. Tashmë është caktuar kufiri i shumës mujore që këto familje duhet të sigurojnë për të qenë përfitues të kredisë së zbutur për banesën e tyre. Specialistët pohojnë se personat që do të aplikojnë për strehim me kredi të lehtësuar duhet të kenë detyrimisht një sasi të ardhurash rreth 41000 lekë në muaj. Kjo shumë do të jetë për atë strukturë familjeje që në përbërjen e saj ka një ose dy anëtarë. Niveli i të ardhurave mujore do të pësojë rritje në rast se familja përbëhet nga më shumë anëtarë. Kështu, nëse në familje janë 2-3 persona, atëherë këta të fundit duhet të sigurojnë nivelin e të ardhurave mujore në shifrën e 52000 lekë, ndërsa për familjet me më shumë anëtarë kufiri është 73000 lekë. Përzgjedhja e familjeve që do të shpallen fituese të këtij programi do të bazohet në një sistem pikësh.