E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parandalimi i aksidenteve, 846 gjoba brenda 24 orësh

TIRANE- Në funksion të rritjes së sigurisë si dhe parandalimit të aksidenteve, Policia e kryeqytetit ka forcuar kontrollet dhe prezencën e saj në një pjesë të mirë të akseve kryesore, në ato pranë zonave rurale dhe në rrugët ku ka punime, ndërsa ka ndëshkuar për mosrespektim të legjislacionit rrugor 846 drejtues mjetesh.

Prej disa ditësh shërbimet e Qarkullimit Rrugor, në bashkëpunim me të gjitha komisariatet si dhe Grupin e Task Forcës së ngritur për këtë qëllim, po zbatojnë një plan masash për parandalimin e aksidenteve si dhe disiplinimin e qarkullimit, duke forcuar shërbimet në kryqëzime, drejtimet dhe hyrje-daljet kryesore të lëvizjes në qytetin e Tiranës dhe zonat rurale përreth saj.

Krahas masave të marra për shkelje të Kodit Rrugor u ndëshkuan dje 846 drejtues të mjeteve, 593 prej të cilëve në kryeqytet dhe 353 të tjerë në akset rrugore pranë zonave rurale.
(s.g/atsh/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›