Shërbimet Civile, Kuvendi seancë dëgjimore me Alfred Priftin
TIRANE- Komisioni i Ligjeve zhvilloi sot seancën dëgjimore me një nga tre kandidaturat e përzgjedhura për vendin vakant në Komisionin e Shërbimit Civil.
Emrat e propozuar për këtë post janë Gentian Opre, Indrit Lami dhe Alfred Prifti.
I pranishëm në komision ishte vetëm Alfred Prifti. Kandidaturat do t’i përcillen për miratim Kuvendit. Vendi vakant në Komisionin e Shërbimit Civil u krijua pas dorëheqjes së një prej anëtarëve Konstandin Kazanxhi. Meqenëse zoti Kazanxhi ishte emëruar në këtë detyrë nga Kuvendi edhe tre kandidaturat e reja u prezantuan po nga Kuvendi.
(NEWS24/BalkanWeb)