Greqi, vriten në Athinë 2 shqiptarë, në kërkim 2 të tjerë
ATHINE-2 shqiptarë mbetën të vrarë dje në Athinë nga plumbat e armëve të bashkëatdhetarëve të tyre.
Krimi ndodhi rreth orës 14 00 të ditës së djeshme në një lokal në rrugën Sofokleus në Athinë, ku 2 viktimat ishin duke drekuar me 2 shqiptarë të tjerë.
Sipas dëshmitarëve 4 pesonat po drekonin qetësisht, kur papritur dy prej tyre u cuan nga tryeza dhe qëlluan me brësheri dy të tjerët që ndodheshin ende duke ngrënë në tryezë dhe i lanë të vdekur në vende. Policia greke deklaron se viktimat janë Armando Kola e Klajdi Hoxha. Pas krimit 2 personat e armatosur u larguan qetësisht në këmbë nga lokali.
Në zonë erdhi menjëherë policia e cila u vu në kërkim të vrasësve dhe mori edhe dëshmitë e personave që ndodheshin në vendngjarje.
(d.b/BalkanWeb)