E Diel, 1 Nëntor 2026

Matura shtetërore, gjimnazistët testohen në Matematikë

TIRANE- Dy javë pas testit të letërsisë maturantët u përballën sot me sfidën e dytë të maturës shtetërore, provimin e matematikës. Në orën 10:00 të paradites së sotme mbi 42 mijë maturantë në të gjithë vendin u ulën në bankat e shkollës për t'iu nënshtruar provimit. Me hapjen e tezës dolën nga ngujimi edhe hartuesit e tezës.

Si edhe vitet e tjera, në rrethet e largëta siç është Hasi, Tropoja apo Dukagjini shpërndarja e tezës është bërë me helikopter në mënyrë që testimi të zhvillohet në të njëjtën orë në të gjithë vendin.

Specialistët e arsimit në MASH sqaruan se testi i Matematikës do të jetë i një niveli mesatar, do të përmbajë 25 pyteje; nga të cilat 13 do të jenë me alternativë dhe 12 me zhvillim.

Specialistët e arsimit apeluan para fillimit të provimit që të rinjtë të bëjnë kujdes pasi çdo shenjë apo kopje e bërë në test do ta skualifikoj maturantin automatikisht.

Mësohet se përgjigjet e testit të Letërsisë maturantët do t'i marrin pas dy ditësh, me datë 17 qershor.
(s.g/balkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Matura shtetërore, gjimnazistët testohen në Matematikë

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›