E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet italiani i bere karbon

LEZHE - Identifikohet drejtuesi i autovetures qe humbi jeten ne aksidentin tragjik te dy diteve me pare ne aksin rrugor Fushe-Kruje - Lezhe ne vendin e quajtur kryqezimi i Rriles ne rrethin e Lezhes. Pas dy ditesh investigimi dhe ekspertize, policia tha zyrtarisht se personi qe humbi jeten si pasoje e flakeve qe perfshiu automjetin e tij eshte italiani Paskuali Seruci, i ardhur ne Shqiperi per te festuar festat e fundvitit me disa te njohurit e tij shkodrane, te cilet jetonin si emigrant ne Itali. Sipas policise se Lezhes, italiani Seruci ka udhetuar i vetem rreth ores 19. 30, nga Shkodra ne drejtim Tiranes, ku do te qendronte ate nate, ndersa te nesermen do te udhetonte drejte Italise, nga porti i Durresit. Ndersa ka qene duke udhetuar me nje autoveture tip "Alfa Romeo" me targa Italiane, ai eshte perplasur me nje ekskavator, qe drejtohej nga Kolec Metaj. Pas perplasjes automjeti tip "Alfa Romeo", ka dale nga rruga dhe eshte perfshire nga flaket te cilat rezultuan fatale per jeten e Paskuali Seruci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›