E Shtunë, 31 Tetor 2026

"S'kemi frike nga terrori"

Joniana Xhaferi
VLORE - "Kerkesa jone tanime nuk eshte thjesht ambientaliste, por prove e funksionimit te demokracise ne Shqiperi". Keshtu deklaroi dje, gjate nje konference per shtyp, kreu i Aleances per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores, Rezart Aliaj.
Duke denoncuar dhunen, sipas tij "barbare", qe u ushtrua ndaj aleancisteve, mes se cileve kishte edhe gra e femije, dy net me pare, ne rrugen prane pyllit te Sodes, si edhe ne komisariatin e policise, Aliaj tha se do te depozitojne nje kallezim penal ndaj policeve qe rrahen ne menyre c'njerezore gra e femije. Pasi u liruan nga ambientet e komisariatit ku u mbajten gjate nates se te enjtes deri ne oret e para te dites se djeshme, aleancistet denoncuan edhe njehere dhunen. Nderkohe, ndaj tyre do te vijoje hetimi ne gjendje te lire, pasi ne ngarkim te tyre vijon akuza per "organizim te tubimeve te paligjshme", si dhe ajo e "bllokimit te qarkullimit te mjeteve". Perfaqesuesit e Aleances theksuan se qytetaret e Vlores deshmuan se kerkojne demokracine e nuk mund te ndalen as nga terrori, madje shpallen rezistencen e tyre deri ne referendum.
Me 6 janar, proteste
"Ju kujtojme se qytetaret e dhunuar nga policia nuk kane me asnje detyrim pse t'i pergjigjen nje shteti te tille, qe i ka humbur funksionet e veta themelore dhe aftesine per te mbrojtur jeten e njerezve, detyre kjo themelore e shtetit", tha Aliaj, qe njoftoi se me 6 janar qytetaret e Vlores do te dalin ne nje proteste masive kunder ndertimit te vepres energjetike dhe asaj te naftes ne brigjet e tyre. "Ne kerkojme ndalimin e punimeve dhe fillimin e nje referendumi ne menyre qe cdo qytetar i Vlores te kete mundesi te shprehi vullnetin e tij". Ndaj, ne oren 11.00, ne daten 6 janar, aleancistet do te mblidhen ne zonen e ish-Kampit te Pioniereve dhe do te drejtohen ne vendin ku aktualisht ka nisur ndertimin Petrolifera dhe TEC-i. Me tej deklarata per shtyp vijoi me tregimin mbi terrorin e ushtruar ndaj qytetareve te thjeshte, qe sipas aleancisteve "tregon edhe nje here se po jetojme ne nje vend ku arroganca e veshur me uniforme dhe dhuna shteterore po shnderrohen ne normalitet".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›