E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapet i treti i "Vendosmerise"

SARANDE - "Vendosmeria" e policise per te zbardhur teresisht personat e implikuar ne trafikun e 370.5 kg kanabis te kapura me 24 tetor ne Sarande, u finalizua mbremjen e dy diteve me pare me arrestimin e te tretit. Bedri Basha, nga Lazarati u prangos diten e djeshme nga blute e Sarandes, si personi i trete i implikuar ne trafikun e lendeve narkotike. Ndalimi i 23-vjecarit u be me urdher te prokurorise se Sarandes, pasi prej tre muajsh ishte shpallur ne kerkim me akuzen e "trafikut te narkotikeve ne bashkepunim". Arrestimi Bashes u realizua oret e vona te mbremjes se te enjtes ne Kordhoce te Gjirokastres, rreth tre kilometra larg qytetit te Gjirokastres, ne baze te provave te siguruara nga organi i akuzes, per implikimin e te dyshuarit ne trafikun e narkotikeve. Me 24 tetor, policia e Sarandes beri te mundur ndalimin e nje sasie te konsiderueshme lende narkotike, e cila sipas hetimeve ishte destinuar per trafik nderkombetar. Bashke me 370.5 kg kanabis te kapura ne vendin e quajtur Derdhja e Kanalit te Cukes, blute prangosen dhe dy transportuesit, Perparim Saliun dhe Emiliano Telhain, por pa mundur te perfundojne teresisht operacionin e koduar "Vendosmeria". Te dyshuarit si trafikant u arrestuan ne flagrance me kater canta te qepura enkas per transportin e kanabisit si dhe 20 qese plastmasi te mbeshtjella me natriban me nje peshe totale prej 370.5 kg kanabis, te cilat kishin si destinacion ishullin e Korfuzit. L.Kaoni

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›