Ashton: Daçiç dhe Thaçi progres të dukshëm në bisedime
BRUKSEL- Bisedimet e zhvilluara në Bruksel midis kryeministrit serb, Ivica Daçiç, dhe kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi, me ndërmjetësimin e komisioneres së BE-së, Catherine Ashton, shënuan një progres të dukshëm.
"Gjatë bisedimeve të mbrëmshme, pas rishikimit të punës së bërë për zbatimin e marrëveshjes së prillit gjatë këtyre javëve, konstatuam se u shënua progres", u shpreh Ashton.
"Shefat e qeverive serbe dhe kosovare, hodhën një hap përpara drejt marrëveshjes mbi çështje si drejtësia, forcat policore dhe zgjedhjet e ardhshme lokale në veri të Kosovës", shtoi ajo.
Ashton uroi dy liderët për përkushtimin dhe punën e tyre të madhe, në shënimin e progresit të mëtejshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe zbatimit të marrëveshjes së prillit.
(e.m/BalkanWeb)