E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, vdes futbollisti shqiptar nga Maqedonia

Itali - Ka vdekur ne moshen 20-vjecare futbollisti shqiptar nga Maqedonia, Adnan Zeqiri. Lajmi per humbjen e tij u njoftua nga klubi italian Macerata, ku ai militonte qe prej vitit te kaluar. Sipas burimeve zyrtare nga klubi ku luante shqiptari, Zeqiri ka nderruar jete nga nje semundje e pasherueshme dhe gjendja e tij u rendua ne menyre te shpejte. Semundja ishte bere problematike sidomos kohet e fundit, kur i riu nuk kishte pasur mundesi shpetimi. Presidenti i klubit Umberto Moreti tha se ai ishte nje djale i mrekullueshem, shume i qete dhe mik i te gjitheve. Nderkaq qe per ngjarjen e rende jane njoftuar familjaret e viktimes te cilet jane nisur per te terhequr trupin dhe per ta varrosur ne vendlindje. 20-vjecari, shqiptar nga Maqedonia, kishte disa kohe qe kishte shkuar ne kete klub futbolli, me te cilin ishte nen kontrate. Sipas te dhenave gjate kontrollit mjekesor te bere nga skuadra ai nuk kishte rezultuar i semure, por semundja ka avancuar shpejt kohet e fundit, duke i sjelle dhe vdekjen atij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›