Identiteti kombëtar në muzikë
15/02/2011 Koncerti i Orkestrës së R.T.SH-së
Duke harruar ndonjëherë letërsinë e huaj, megjithë kryeveprat, i drejtohemi botimeve shqiptare të emrave e njerëzve të njohur, të cilët të kuriozojnë për të lexuar menjëherë. Ndodh kështu dhe në muzikë, kur dëshira të shtyn drejt muzikës shqiptare, për të ndjekur krijimet e sotme më të fundit, të ditëve tona, po dhe rivënieve, të atyre që janë shkruar kohë më parë, që gjithsesi në klasifikimin muzikor i përkasin sërish kohës së sotme. Muzika shqiptare ashtu si letërsia ka nevojë për kushtet e jehonës në skenën shqiptare, si një trashëgimi e jona që duhet interpretuar për vlerat, profesionalizmin dhe tingëllimin origjinal. Nisur në këtë sens koncerti më i fundit i Orkestrës Simfonike të R.T.SH-së drejtuar nga dirigjenti i njohur Alqi Lepuri, solli një tablo tërësisht shqiptare të tre veprave e gjinive të rëndësishme si dans për orkestër, koncert për klarinetë e orkestër dhe simfoni të titulluar “Katër këngë për Shqipërinë”. Një program tërësisht shqiptar i tre kompozitorëve të muzikës serioze Aleksanër Peci, Spartak Tili dhe Sokol Shupo, vepra që tingëlluan fuqishëm dhe solide të interpretuara nga kjo orkestër. Duket se fryma e gjithë koncertit, tingëllimi i fuqishëm, baketa e dirigjentit, muzika shqiptare e impenjoi orkestrën në maksimum duke na dhënë tinguj interesantë që hera herës duhet ti kthehen spektatorit dhe skenës sonë. Për më tepër veprat, kompozitorët, dirigjenti, solisti, ishin të gjithë pjesëtarë të panoramës së sotme të artit shqiptar, kontribues së përparimit të sotëm, si krijues e interpretues, njëkohësisht personalitete të fushës së pedagogjisë në Akademinë e Arteve. Koncerti erdhi si një dëshmi e jetës shqiptare brenda Shqipërisë dhe dëshirës për të qenë më pranë nëpërmjet artit. Pjesa e parë ish një valle për orkestër e titulluar “Dans i Diellorëve” e Aleksandër Pecit, kompozitor ky me një bagazh të madh veprash, muzika e të cilit përfshin një gamë të gjerë gjinish e zhanresh muzikore, pjesëmarrës në më shumë se 80 Festivale të Muzikës kontemporane, fitues i 21 çmimeve etj. Vepra “Dans i Diellorëve” vjen në muzikën e tij si një shkrirje e elementëve të dikurshëm tradicionalë të muzikës së tij dhe asaj pas viteve 90, ku kompozitori është avangardist i muzikës kontemporane, i asaj muzike që me guxim do krijonte pas 90-ës, më thjesht të gjendjeve emocionale po dhe përdorimit të mjeteve të veçanta të tingëllimit, ndërthurjes. Kjo valle e inspiruar nga një koncert i Filarmonisë së Berlinit, ndërthur dy elementë: tradicionalin, vallen shqiptare me motivet e Shqipërisë së Mesme dhe atë veçanti të muzikës së tij, të tingëllimit e ndërthurjes të koloristikës timbrale, një gjuhe kompozicionale të veçantë. Duket se pas përdorimit të mjeteve të elementëve të perkusionit, të shkrirjes së timbrit nga një instrument tek tjetri, përtej pizzikatove të harqeve apo përfshirjes së orkestrës në një minispektakël, përpos fjalës, ajo që shihet gjithnjë e më shpesh sot si bashkudhëtare e tingullit, në një plan më të thellë, pas modernizmit qëndrojnë fshehur tiparet e një dansi tipik shqiptar. Shkrirja e modernizmit, asaj që është në dukje kontemporane me këtë ritëm të vazhdueshëm shqiptar është realizimi apo veçantia e këtij danzi si ndërthurje e dy krijimtarive dhe realizim interesant dhe me vlerë i kompozitorit Aleksandër Peçi. Përveç tingëllimit të secilës vepër të koncertit, në tërësi dukej se unifikohej muzika dhe jepte dy mesazhe të mëdha të muzikës shqiptare. Nëse vepra e Peçit ish një vepër e kohës së sotme, dy pjesët e tjera, Koncerti për klarinetë i Spartak Tilit dhe Simfonia e Sokol Shupos datojnë në një kohë më të hershme, po gjithsesi në sensin e klasifikimit muzikor i përkasin gati fillimit të viteve 90, pikërisht vitit 1987. Koncerti për klarinetë e orkestër është vlerësuar me çmimin e parë dhe klarinetisti Fatos Qerimaj si instrumentisti më i mirë në 1987, kur është interpretuar për herë të parë. E njëjta gjë ndodh dhe me simfoninë nr 1 “Katër këngë për Shqipërinë” të Sokol Shupos, e vlerësuar dhe kjo me çmimin e parë midis veprave simfonike të kompozuar e interpretuar në 1987. Pas pjesës së parë të Aleksandër Peçit, koncerti për klarinetë i Spartak Tilit tingëlloi si një moment i veçantë dhe nëse do bënim një krahasim, si një kohë e dytë e gjithë koncertit të orkestrës së RTSH-së, me veçantinë e solistit, po dhe gjuhën e pasur muzikore e të avancuar me mjetet shprehëse që duket se janë shkruar posaçërisht për instrumentin e klarinetës, ku instrumentisti solist me një tingull dhe tema herë të qeta e herë skercoze gërsheton një tingëllim të këndshëm të një klarinetë me një diapazon të gjerë, ku vështirësitë teknike dhe qetësia e interpretimit krijuan një atmosferë të këndshme. Instrumenti i klarinetës imitonte deri diku një instrument me hark për sa i përket tingëllimit. Gjuha kompozicionale dhe interpretimi qëndronin përkrah njëra-tjetrës. Klarinetisti Fatos Qerimaj, në kontrast me koncertin do të interpretonte në një moment pauze dhe një pjesë të vogël solo, tërësisht shqiptare, ndoshta për të treguar dëshirën e solistit për të qenë në skenë. Pjesa e tretë e programit ish padyshim simfonia, një simfoni e cila që në titullin e saj jep mesazhin patriotik dhe të përgatit si një muzikë me program. “Katër këngë për Shqipërinë” është një simfoni e kompozuar nga Sokol Shupo, vepër që mbyll periudhën e parë të krijimtarisë së kompozitorit, krijimtari që përfshin një numër të madh veprash si simfoni, koncerte, kantata, suita, një numër të madh veprash për instrumente dhe ansamble të muzikë së dhomës, të luajtura në shumë vende të Evropës si në Rumani, Francë, Gjermani, Austri, Zvicër, Spanjë, Greqi etj, nga muzikantë e trupa shqiptare dhe të huaja në veprimtari të shquara. Duke lënë pas veprimtarinë e Shupos edhe si muzikolog, i njohur për botimet dhe përkthimet e një numri të madh librash, botimet ndërkombëtare dhe organizimin e aktiviteteve me rëndësi në muzikë, le të ndalemi në profilin si kompozitor dhe në tre kohët e simfonisë që do mbyllte dhe koncertin e orkestrës së R.T.SH. E titulluar si këngë për Shqipërinë, koha e parë shpalosi karakterin epik, në një orkestër aktive ku temat varionin nga njëri instrument tek tjetri duke bërë protagonistë cellot, trombën, në një tingëllim të fuqishëm dhe shqiptar, në një krijim profesional dhe në dimension të gjerë. Nëse koha e parë ish më e fuqishme në tingëllim, mjaft interesante është koha e dytë e simfonisë, fillimi me violinën solo dhe ndërthurja nga njëri instrument tek tjetri, në këtë rimarrje nga violina tek cello, sërish tek violina, duke iu kthyer karakterit të fuqishëm, epizmit po dhe frazave të qeta. Koha e tretë është dhe më e njohur për tingëllimin shqiptar. Tipike e simfonisë është një shtrirje e muzikës përtej krahinave në një tingëllim që duket se përfshin si një panoramë nga Eposi i Kreshnikëve, folklorin, veriun dhe jugun në një muzikë në parametra të fuqishme të tingëllimit po dhe varjimit të temave nga një instrument tek tjetri, të gjithë sektorëve të orkestrës, këngë që për nga fuqia dhe ky sens patriotik bëjnë pjesëmarrëse aktive dhe orkestrën. Fuqia dhe sensi patriotik shpalosin dhe shkrijnë në muzikë anën tjetër të kompozitorit, të studiuesit të folklorit, të lidhjes organike të tingullit dhe fjalës, të kurimit të detajeve dhe pasazheve, si një tregim për Shqipërinë. Duket se kjo krijimtari, mënyra e konceptimit vënë në lëvizje orkestrën, e cila është më e impenjuar se kurrë, si një pjesë aktive e interpretimit, bashkë me përkushtimin e vazhdueshëm të dirigjentit Alqi Lepuri. Përtej një analize që mund të bëhej më imtësisht për veprat duket se koncerti i jepte disa mesazhe të rëndësishme. Së pari, kemi me “Dans i Diellorëve” një vepër të sotme që pasqyron një të tashme, atë të shkrirjes së eksperiencave të para viteve 90 dhe deri sot, të modernizmit me tradicionalen shqiptare si dëshmi e krijimtarisë dhe nivelit të sotëm shqiptar. Dy veprat e tjera, “Koncerti për klarinetë” i Spartak Tilit dhe Simfonia e Sokol Shupos hedhin dritë mbi krijimtarinë e mëparshme shqiptare, duke evidentuar vlera që i kanë rezistuar kohës dhe për nga profesionalizmi dhe frymëzimi tingëllojnë fuqishëm edhe sot. Mesazhi është se kjo krijimtari duhet ti kthehet skenës dhe atë krijimtari tradicionale që është interpretuar shpesh pas viteve 90, ta pasurojmë me të tjera vepra, të cilat janë aktuale sot. Koncerti duket se hedh poshtë dy teori, atë se sot kompozohet pak dhe atë të heshtjes së veprave të kompozuara para viteve 90. Mesazhi është i qartë, pavarësisht kohës së krijimit, i rëndësishëm është profesionalizmi dhe frymëzimi. Krahas gjithë interpretimeve të muzikës botërore, muzika shqiptare simfonike e instrumentale duhet të ketë vendin e saj në stinët koncertore, skenat, për publikun e artistët, si një trashëgimi autentike shqiptare dhe shpalosëse e vlerave të profesionalizmit shqiptar të krijuesve, dhunti artistike sa e admirueshme aq dhe e vështirë.