Idiokracia e majte
NgaLUCIANO BOCI
Ajo qe vihet re me se shumti ne ligjerimin politik te Rames pervec mungeses se ideve eshte perdorimi i shpeshte i neologjizmave ose dhe i huazimeve nga kohera dhe kontekste historike pararendese te cilat ne vetvete nen nje vezhgim te shpejte psikolinguistik dhe sociolinguistik jane refleksion natyral i nje realiteti politik te ardhur dhe te formesuar brenda politikes shqiptare me shfaqjen ne skenen e saj te politikaneve te formatit Rama. Nje nder me te perdorshmit si neologjizem qe lideri i majte e ka me shume per zemer si dashnor i vjeter i gjuhes shyqyr Zotit-sic e ka etiketuar ai veten ne nje nder intervistat e tij eshte termi qenefpolitika. Termi eshte
perdorur aq shpesh nga Rama sa gati ai eshte bere dhe sinonimi identifikues i vete Rames dhe gjithkush mbi bazen e tij nderton perfytyrimin realist te liderit te majte te mbyllur ne qenefin e tij bunker-politik te ulur per shtate pale qejfe duke kryer ritualet e tij te zemres dhe duke bertitur fort hap kutite ose largohu.
Vendi nuk ka rendesi nese eshte ne Peze ne mes te Bashkise apo diku aty nga zyrat e PS. Per te gjithcka dhe kudo eshte nje qenef ku ai lideri i madh kerkon te lere shenjen dhe gjurmen e tij per te shfaqur me force ate qe ne fillimet e veta e quajti per modernitet dhe e shprehu me shume ndrojtje dhe delikatese politika e re dhe tani e quan per tradicion dhe plot krenari duke e mbushur gojen plot qenefpolitike.
Kjo qenefpolitika ramiste ka origjinalitetin e vet dhe nuk mund te kuptohet pa konstelacionin shumengjyresh qe i eshte ngjitur nga pas te perbere nga politikane akrobatxhinj dhe te paforme si produkte qenefiste te politikes nder vite dhe asaj te dites. Tendenca themelore e saj eshte dalja nga sistemi politik dhe kundershtimi i ketij sistemi me te gjitha format dhe menyrat me qellimin final zevendesimin e tij me kete lloj origjinal qenefist si produkt miks i se kaluares se erret dhe i dhunes se sotme. Rezultatet e kesaj perpjekjeje e tendence shqiptaret i kane perjetuar si situata medyshese te vazhdueshme te qendrimeve te PS ose si situata mospranuese dhe kundershtuese nga ana e kesaj per rezultate zgjedhjesh tashme te legjitimuara dhe te pranuara nga te gjithe organizmat nderkombetare dhe si sjellje te dhunshme te lidershipit te majte per te marre pushtetin ose me cadra ne mes te dites e ne mes te bulevardit ose me zjarr e hekur me hu e dru pergjate dites e nates. Sikurse ne 2007 po ashtu ne 2009 sot ende nuk dihet nese PS do hyje ne zgjedhje. Sikurse ne 2005 ende sot ata nuk e pranojne se kane humbur dhe se koha e marrjes se pushtetit me dhune ka perenduar. do dite te lemerisur shqiptaret degjojne deklarata kontradiktore nga perfaqesuesit e majte te shoqeruara me kushte absurde si te behej fjale per te zgjedhur dyqanin e modes ku Rama do beje shopingun e radhes dhe jo per momente qe vene ne diskutim dhe percaktojne te ardhmen e tyre dhe te vendit. do dite ata te shqetesuar ne vend te lajmeve te gatishmerise per tu ulur ne tryeza qe formulojne ide dhe perspektiva degjojne thirrje per protesta te reja per te permbysur dhe per te shkallmuar me cdo mjet ato vlera per te cilat u deshen vite per ti instaluar.
Qenefpolitika Ramiste jo vetem qe u perpoq me te gjitha format e saj te dhunshme te shperhapte ne atmosferen e brishte te politikes shqiptare aromen e saj te rende te krizes por ka arritur nje shkalle te tille kapardisjeje dhe te pelqimit te produktit te vet sa tashme nuk pyet me as per opinionet e organizmave nderkombetare politikaneve dhe shteteve mike dhe as per braktisjen e pashmangshme qe populli opozitar po i ben progresivisht. E alarmuar nga paniku per humbjen e Bashkise te cilen e ka shnderruar ne nje qenef gjigand e cila prodhon per te vetem para qe vijne ere dhe nen atmosferen dehese te dhunes qe e ka kapluar kryeqenefisti Edvin e ka te pamundur te kaperceje rrethin ku eshte mbyllur.
Ajo qe gjenerohet si rezultat i aplikimit te saj te vazhdueshem eshte instalimi i nje lloj idiokracie te majte qe i ben shoqeri te kendshme kesaj te fundit idiokraci kjo me nota shume origjinale dhe me pasoja pothuaj te pariparueshme per opozitarizmin. Idiokracia ne fakt eshte titulli i nje film-komedie shume te njohur dhe te suksesshme amerikane e realizuar nga i njohuri MIKE JUDGE. Filmi subjekti i te cilit vendoset ne nje te ardhme te larget perben nje parodi therese per nivelin intelektual te shoqerise se sotme.
Joe Bauers personazhi kryesor i cili vjen nga shtresat e mesme te shoqerise per shkak te nderprerjes se nje programi ushtarak kibernetik rikthehet ne jete zgjohet pas 500 vjetesh. Dhe ajo qe ai i gjen e zbulon rishtazi eshte nje shoqeri totalisht e cmeritur ku niveli mesatar i intelektualitetit ka rene dukshem pergjate rrjedhes se viteve per arsye te veprimit te nje skeme seleksionimi natyror me drejtim dhe efekt te kundert. Brenda saj tashme cdo gje ka humbur sensin e qellimin dhe vlerat jane permbysur. Vete ai kupton dhe dallohet qarte nga te gjithe qe eshte njeriu me shkalle intelekti me te larte.
Kjo eshte pak a shume atmosfera dhe ajo qe perifrazon gjendjen e idiokracise si triumf i anti-intelektualizmit.
Me nje krahasim te shpejte shihet se kjo idiokraci me se miri eshte e instaluar brenda sistemit qenefist-ramist politik i cili kurrsesi nuk mund te jete perfaqesuesi legjitim dhe moral i formacioni politik qe mbart kontribut te pazevendesueshem per te majten shqiptare. do plangprishes i penduar i cili do te mund te kthehej ne kete ngrehine qe kryetari per inerci e quan PS qofte militant i thjeshte qofte njeri i zakonshem do ta ndiente menjehere diferencen midis vlerave te dikurshme dhe antivlerave te instaluara ne sistemin e ri do ta kuptonte qe aty nuk realizohet me politike per politike por politike per interesa personale qe aty nuk ka me njerez qe merren me politike si sherbim per te gjithe por njerez qe merren me biznes-politike. Dhe sikurse ne komedine e famshme te lartpermendur ku president i SHBA-ve eshte i zgjedhur nje tip gangsta-pop ai do te gjeje nje lider te vetezgjedhur pikto-pop snob dhe demodern.
Gjuha e sistemit qe perdoret aty eshte si anglishtja e rruges e thjeshtezuar e Joe Bauerit te komedise ku fjalet me te spikatura jane sharjet e thjeshta dhe banalo-agresive si reaksion meqenese te tjeret e kane sha keq nga nona.
Do shohe qe te gjitha vendimet merren a priori pothuaj gjithmone me mjetin bashkekohor celular nga pikto-popi gje qe thekson sundimin e kaosit politik dhe vendimmarrjes evazive. Do shohe se Edvini per popizem dhe hotizem eshte bere Edi dhe e ka nominuar veten si kryetari i partise se brendshmi pasi se jashtmi ka dike tjeter. Do kuptoje se pergjate deklaratave e tubimeve me te rendesishme se fjalet e artikuluesve jane piktogramat emulative te cilat njekohesisht udheheqin jeten shpirterore te ketij sekti te ri.
Me shume cudi do dalloje qe njerezit brenda sistemit vleresohen nga origjina ne hapesiren e pemes bllokiste-gjenealogjike nga gladiotarizmi qe shfaqin pergjate seancave parlamentare dhe jo nga kontributet dhe mencuria politike. Njekohesisht pa humbur shume kohe do vertetoje qe deshira e vetme dhe motivacioni kryesor qe sundon ne grupin drejtues lidershipist eshte shprehja I like money i pelqej parate idem sikurse ndodh ne komedine e famshme.
E gjithe kjo panorame marramendese ku kalojne stive njera mbi tjetren anet me te erreta te berjes politike e bind ate anetarin e militantin e thjeshte dhe na bind te gjitheve ne se produkti i saj i vetem jane kulisat amoraliteti dhuna e ngerci politik ndersa zgjidhja e vetme eshte largimi nga politika i ketij krijuesi te kesaj idiokracie dhe qenefpolitike unlimited.