E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizioni diplomatik ne Letra Amerikes

/ /

NgaBAVJOLA SHATRO

Letra Amerikes eshte libri me i ri qe ambasadori i Shqiperise ne SHBA ne vitet 2001-2005 Fatos Tarifa u paraqet tashme diplomateve studiuesve dhe intelektualeve shqiptare.
Letrat e permbledhura ne kete vellim jane botuar me pare ne SHBA nga Hamilton Books ne vitin 2007. Ajo cka ky liber ka te vecante mund te formulohet ne shume menyra por te gjitha do te konvergojne ne vizonin e shkelqyer diplomatik qe deshmohet ne to. Ndersa eshte nje permbledhje e letrave qe ambasadori shqiptar u ka derguar krereve me te larte te politikes se SHBA-se Letra Amerikes gjithashtu sintetizon metodologjine diplomatike dhe qellimin e punes se nje ambasadori cilido qofte ai dhe ne cilindo vend ku mund te sherbeje. Sikurse shprehet Hamilton Books ky liber argumenton qarte se qellimi i nje ambasadori vertet te talentuar eshte te jete nje vizionar intuitiv qe te mund te beje te njohur publikisht ndryshimin progresiv ne interes te vendit te tij dhe te komunitetit nderkombetar. Kete qellim ambasadori Tarifa sikurse deshmojne keto letra e realizoi me sukses ndersa e vuri Shqiperine dhe interesat e saj ne nje pozicion tejet te favorshem dhe dinjitoz ne axhenden politike te shtetit me te fuqishem te globit te SHBA-se. Fale nje pune kaq vizionare imazhi i Shqiperise ne Amerike ishte i tille saqe sic pohon gazetari i mirenjohur Peter Lucas ne parathenien e tij per botimin amerikan te ketyre letrave ambasadori shqiptar konsiderohej ne Uashington si Dekani i ambasadoreve te Ballkanit.
Te qenit ambasador ne shtetin me te fuqishem te botes ne SHBA natyrisht permban edhe detyrime me specifike e pergjegjesi te cilat jane qartesisht te lexueshme ne kete epistolar te Tarifes. Veprimtaria diplomatike dhe angazhimi i jashtezakonshem i ambasadorit shqiptar deshmohet nga ky komunikim i vazhdueshem me Shtepine e Bardhe me Kongresin Amerikan me administraten amerikane dhe me shtypin amerikan pra me kater permasat me te rendesishme te politikes dhe medias ne te cilat puna e nje ambasadori dhe interesat e vendit te tij mund te behen te pranishme ne SHBA. Ndersa shkruante letrat ne vijim Tarifa u drejtohej zyrtarisht dhe me etiken e rafinuar miqesore te nje diplomati atyre protagonisteve te politikes globale te cilet per shume kryetare shtetesh dhe funksionare te tjere te larte mbeten te njohur vetem permes ekranit te televizorit ose gazetave. Keto letra i drejtohen Presidentit te SHBA Georg W. Bush sekretareve te Shtetit Colin Powell dhe Condoleezza Rice Sekretarit te Mbrojtjes Donald Rumsfeld Prokurorit te Pergjithshem John Aschroft senatoreve dhe kongresmeneve te tille si Joseph Biden dhe Tom DeLay edhe gazetave te medha si New York Times Washtington Post dhe Washington Times. etj. Qe te mund te realizosh nje komunikim zyrtar ne te tilla nivele nevojiten disa parametra specifike te formimit ne teresi dhe te besimit ne peshen e detyres qe kryen. Prandaj vetebesimi siguria intelektuale sensi i larte i qytetarise dhe etika dhe sharmi diplomatik mbeten nje prerekuizite esenciale per te mund te shkruar te tilla letra dhe per te paraqitur dhe mbrojtur permes tyre interesat e nje vendi qe konkretisht dhe per fatin e mire te te gjitheve ne eshte Shqiperia.
Ky liber vjen si nje udhezues unik ne llojin e vet per diplomatet shqiptare dhe per studiuesit e marredhenieve nderkombetare. Ne te gjendet modeli me i sintetizuar i normave dhe i protokollit te botes diplomatike aq me teper te nje aktiviteti te rangjeve te tilla te zhvilluar ne shtetin superfuqi te botes se sotme ne Shtetet e Bashkuara.
Duke iu referuar veprimtarise diplomatike te Tarifes ne Uashington Peter Lucas ka hequr nje paralele pikante mes Tarifes dhe personalitetit te madh te kultures shqiptare shkrimtarit dhe ambasadorit te Shqiperise ne SHBA ne dekadat e para te shekullit te kaluar Faik Konices. Duke pare etiken e rafinuar diplomatike te ketyre letrave anglishten brilante te tyre ne kete botim te miremenduar dhe transparent dygjuhesh si edhe shkallen e larte te sintezes se mendimit dhe te argumenteve rreth ceshtjeve qe ato trajtojne mendoj se modeli ligjerimor i Tarifes nuk i qendron aspak larg ligjerimit te paperseritshem dhe formimit te pashoq te Faik Bej Konices. E pohoj kete me nje pergjegjesi te dyfishte sepse pata kenaqesine ta lexoja kete liber ne poziten e lexuesit dhe ne ate te redaktores letrare te tij. Prandaj e konsideroj me vend te them ate qe Kuintiliani shprehu shekuj me pare duke iu referuar dy legjendave boterore te oratorise Ciceronit dhe Demostenit Demostenit nuk mund ti shtoje asgje ndersa Ciceronit nuk mund ti heqesh asgje.  Ne kete raport jane per mendimin tim Faik Konica i madh dhe Fatos Tarifa.
Permes Letra Amerikes shohim se si Shqiperia e vogel ne menyre dinjitoze dhe me krenarine e logjikshme dhe te qyteteruar te nje shteti sovran i drejtohet vendit me te fuqishem te globit SHBA-se permes dores se ambasadorit te saj. Ky fakt e ben kete liber nje reference per studiuesit dhe ndoshta me shume se gjithcka nje akt te fuqishem mendimi dhe reflektimi qytetar e intelektual per te gjithe ne nese vertet duam  dhe dime te cmojme imazhin e vendit tone ne arenen nderkombetare.
Pedagoge e Studimeve Letrare ne Universitetit Aleksander Moisiu Durres.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›