"Buxheti, 800 mije shqiptare rritje page e pensioni"
Rozeta Rapushi
Mazhoranca kaloi dje e vetme ne Kuvend ne parim, projektbuxhetin e shtetit per vitin 2010. Qe ne fillim te diskutimeve, kryeministri Sali Berisha, e cilesoi projektbuxhetin si historik, pasi perfshin rritjen me te madhe se cdo buxhet tjeter dhe ul ne menyre dramatike taksat dhe tatimet. "Me kete buxhet, 800 mije shqiptareve do t'u rriten rrogat dhe pensionet. Do te ndertojme rruget ne mbare vendin si dhe do te mbeshtesim fermeret", u shpreh kryeministri. Duke vleresuar projektbuxhetin per vitin e ardhshem, kreu i qeverise nuk mundi te mos akuzoje kundershtarin e tij, Edi Rama dhe protestat e organizuara prej tij ne krye te bashkise se Tiranes. "Nuk cuditem nga skena mjerane qe u be nga vendoret para Kryeministrise, sepse jane ata qe i shnderrojne parate qe u jepen ne buxhet, per rroga per farefisin e tyre, ne vend qe te shtrojne rruge", akuzoi Berisha. Ai i tha ne distance Rames, se ata qe qeveria nxjerr nga dera, ai i fut nga penxherja. "Te mos mendoje Rama se do te mbaje ne bashkine e Tiranes, 4200 punonjes, kur Durresi ka me pak me shume se 200", kritikoi kryeministri, kryebashkiakun e Tiranes per fryrjen ne menyre fiktive te administrates. Ai tha se parate e mbledhura dhe te shtuara ne buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem, erdhen nga shkurtimi i fondeve per zyrtaret, makinat e harxhimet e tjera. Kryeministri premtoi rritje me 12% te te ardhurave dhe se angazhimi i qeverise per vitin e ardhshem, infrastruktura ne jug. Kryeministri foli edhe per projektet infrastrukturore te qeverise gjate ketij mandati duke theksuar se projekti kryesor ne kete fushe mbetet boshti i jugut. "Boshti i jugut eshte projekti kryesor i ketij mandati, si pune publike. Eshte shume i kushtueshem, ka se paku 3 tunele, nje ne Tirane-Elbasan dhe 2 ne Berat-Tepelene. Por ky bosht eshte jetik per ta bere Shqiperine nje vend modern, per te shpejtuar zhvillimin e saj" pohoi Berisha teksa ironizoi akuzat e opozites per shembjen e tunelit te Thirres. "Rama mund te beje pergjegjese qeverine per strukturat natyrore e gjeologjike, por ne do te vazhdojme te ndertojme tunele",-tha kryeministri nga foltorja e Kuvendit. Te gjithe ministrat me radhe, vleresuan ne Kuvend, projektbuxhetin per vitin e ardhshem. Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, theksoi se buxheti per vitin e ardhshem, eshte ne baze te standardeve te kerkuara dhe se do te shenoje nje hap te rendesishem ne ekonomine e vendit. Po keshtu, edhe kryetari i Komisionit te Ekonomise, Edmond Spaho, tha se projekti eshte nje arritje e madhe ne konsolidimin e reformave. Pa asnje ze kunder, mazhoranca diskutoi gjate mbi buxhetin e shtetit per vitin e ardhshem, qe sipas tyre, rrit te ardhurat, pensionet e pagat, dhe vijon politikat sociale te shtetit ne synimin per reduktimin e varferise. Njeheresh ai nuk ka munguar te hedhe akuza te forta ndaj Rames, i cili sipas tij shpif, duke e akuzuar se ka kaq shume prona. Berisha eshte shprehur qarte se ka ne pronesi vetem nje apartament, duke kembengulur se akuzat nuk do ta detyrojne te ndryshoje axhenden e qeverise se tij per integrimin.