Sanino takon Ramen. Brukseli i ve Shqiperise afat deri ne dhjetor
Ka perfunduar me shume si nje mision njohes dhe pas gjase pa produkt konkret vizita e fundit e drejtorit te Pergjithshem per Zgjerimin ne Komisionin Evropian Stefano Sanino. Pas takimeve te dyte diteve me pare me Kryeministrin dhe ministrin e Jashtem dje ka qene radhe e kryetarit te Partise Socialiste Edi Rama per te pritur zyrtarin e larte europian me te cilin ka ndare pikepamjet e veta rreth zhvillimeve te fundit ne vend. Megjithate me shume sesa nje njohje te ideve dhe mendimeve qe kane palet pas publikimit te progres-raportit Sanino nuk duket te kete arritur rezultat ndonese ardhja e tij ne Tirane eshte vleresuar si nje mundesi ndermjetesimi. Edhe sipas njoftimit qe selia roze ka percjelle per takimin e zhvilluar dje behet i ditur shkembimi i mendimeve dhe gjykimeve pa lene te kuptohet per hedhjen e nje hapi te ri. Gjate ketij takimi Edi Rama i shprehu zotit Sanino vleresimin per raport-progresin e publikuar pak dite me pare te cilin e konsideroi si nje instrument te rendesishem per demokratizimin e shoqerise. Edi Rama ritheksoi edhe njehere rendesine qe ka per Shqiperine dhe shqiptaret procesi i integrimit europian te vendit. Ne te njejten kohe kreu i Partise Socialiste shprehu te gjithe mbeshtetjen e gatishmerine e plote te opozites per te bere gjithcka mundet ne funksion te intensifikimit te ketij procesi njofton PS-ja. Se cili eshte kontributi qe kjo parti mendon te jape per procesin e integrimit nisur edhe nga verejtjet e raportit te progresit kjo eshte bere e qarte me mire kur Rama i ka bere te njohur drejtorit te Pergjithshem te Zgjerimit paketen prej 10 pikash qe PS-ja ka hedhur ne tregun politik e te cilen shumica e ka refuzuar ne bllok. Edi Rama e njohu nga afer zyrtarin e larte te Komisionit Europian edhe me platformen me 10 pika qe opozita shqiptare ka propozuar per ta nxjerre vendin sa me shpejt nga kriza politike dhe per tu dhene zgjidhje problemeve themelore te shprehura qarte edhe ne opinionin e Bashkimit Europian vijon njoftimin selia roze. Ne kete kuader reforma zgjedhore mbetet e vetmja per te cilen palet kane nje dakordesi relative per tu ulur ne diskutim por qe serish po mbahet penga i procedurave dhe zvarritjes. Nderkohe behet e ditur se pervec takimit mes te dy delegacioneve qe kane qene prezente Rama dhe Sanino kane qendruar edhe ne nje bisede koke me koke e ku nuk ka marre pjese as ambasadori i BE-se ne Tirane Ettore Sequi. Se cila ka qene tema nuk behet publike por fakt eshte se ardhja e Saninos ne Shqiperi ka synuar nder te tjera nje nxitje ndaj politikes shqiptare per te arritur nje kompromis para takimit te Keshillit te Ministrave te BE-se te muajit dhjetor. Ky eshte afati final ku vendi mundet te shpresonte nje permiresim imazhi dhe vleresimi qe do te krijonte bazen e shendetshme per te ecur perpara vitin e ardhshem. Sic po duket negocimi italian i nisur nen okelion e Brukselit nuk ka arritur gje perderisa palet nuk kane levizur nga qendrimi i tyre. Si sinjal domethenes do te sherbente ndryshimi i pozicioneve nga palet per reformen zgjedhore.