E Diel, 1 Nëntor 2026

Oketa Kreret e PD-se te respektojne statutin duke rikthyer Topin ne Keshillin Kombetar

Ish-ministri i Mbrojtjes Kreu i shtetit duhet te ftohet nga selia blu

Deputeti i Partise Demokratike Gazmend Oketa i njohur si nje nga miqte personale te Presidentit te Republikes Bamir Topi brenda grupit parlamentar te demokrateve deklaroi dje se kreu i shtetit duhet ti hidhte syte nga PD-ja pasi te mbaronte mandatin. Ne baze te statutit te PD-se zoti Topi eshte automatikisht anetar i Keshillit Kombetar te PD-se dhe besoj se do te ishte edhe ne nderin e PD-se qe te respektonte se pari statutin dhe me pas eshte ne vendimmarrjen e z. Topi qofte per te marre ftesen per te qene i pranishem ne mbledhjet e Keshillit Kombetar ne rast se Keshillimi Kombetar do te mblidhet se duhet theksuar edhe ky element - theksoi Oketa jo pa ironi. Ne kete menyre Oketa deklaroi se ambiciet politike te kreut te shtetit te shprehura hapur pak jave me pare mund te gjejne realizim brenda Partise Demokratike. Ne kete menyre deputeti demokrat qe eshte gjithashtu anetare i Keshillit Kombetar te PD-se mbajti te njejtin qendrim me ish-deputetin dhe ish-ministrin Besnik Mustafaj. Duke folur per levizjen politike te Presidentit pas mbarimit te mandatit te tij ish-deputeti i PD-se theksoi gjithashtu se Topi duhet te provonte te garonte brenda PD-se per te arritur te plotesonte ambiciet e tij politike. Ende nuk dihet se cila do te jete rruga qe do ndjeke Topi per te realizuar ambicien e tij politike pas tete muajve kur do i duhet te lere edhe postin qe e ka mbajtur prej pese vitesh. Por ajo qe dihet lidhet me tensionin qe ka shkaktuar brenda PD-se ideja se Presidenti do te vendos te themeloje nje parti te djathte per vijuar karrieren si politikan. Nga ana tjeter ende jane te pazbuluara plotesisht figurat qe do ta shoqerojne Presidentin ne kete sfide politike. Levizja politike e Bamir Topit pas mbarimit te mandatit presidencial po pritet ne kampin blu si nje levizje qe mund te ndryshoje nje here e mire balancat ne Partine Demokratike apo te ule ndikimin e saj duke krijuar nje front te ri te djathte. Me qarte se sa levizja e ardhshme e Topit i cili vazhdon te ruaje staturen qe i kushtezon posti i Presidentit duket frika qe ka kapluar kampin blu nga kjo levizje dhe vete kryetarin e partise Sali Berisha. Prej ditesh gazetat prane kesaj partie po e sulmojne Topin ne te gjitha menyrat dhe me te gjithe fjalorin edhe pse eshte Presidenti i zgjedhur nga kjo parti pas nje karriere politike ne PD ku mbajti detyren e nenkryetarit. Po si e sheh rikthimin e Topit ne politike nje nga figurat me te vjetra dhe me influence ne PD ish-ministri i Jashtem i qeverise Berisha dhe ish-miku i tij Besnik Mustafaj. Duke folur per kete ceshtje i ftuar tek emisioni Shqip ne Top Channel Mustafaj tha se shihte dy mundesi te rikthimit te Topit ne politiken aktive. E para sipas tij eshte rikthimi brenda PD-se ku ai me statut eshte anetar i Keshillit Kombetar perjetesisht derisa te largohet ne ndonje parti tjeter dhe ne kete menyre te tentoje reformimin e kesaj partie. Dhe e dyta per te cilen Mustafaj tha qe nuk e di se sa e vertete eshte do ishte krijimi i nje partie te re. Ne kete rast Mustafaj thekson se Bamir Topi ka nje stature te larte morale dhe angazhimi i njerezve si ai do ti bente mire se djathtes por mbetet per tu pare nese ka dhe nje stature lideri ne politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›