Idrizi: Do të kërkojmë sqarime në KiE për rezolutën e Martit

Rezoluta në fjalë u miratua të enjten e shkuar, ndërkohë që përfaqësuesit shqiptarë nuk janë thirrur në këtë seancë.
Deputeti Shpëtim Idrizi, i cili përfaqëson Shqipërinë, ka deklaruar se nuk ishte në dijeni të mbledhjes së Komisionit për Çështje Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut, ndërkohë që në dijeni nuk ishte as Damian Gjiknuri, deputet i PS-së që zëvendëson Idrizin.
“Unë nuk kam marrë asnjë njoftim nga sekretaria e këtij komisioni, apo nga administrata e Këshillit të Evropës në përgjithësi dhe me sa kam njoftim as kolegët e tjerë të Shqipërisë nuk janë njoftuar”, ka thënë Idrizi. Deputeti Shpëtim Idrizi, ka deklaruar se do të kërkojë në janar të vitit të ardhshëm që grupi parlamentar i Aleancës së Demokratëve dhe Liberalëve për Evropën të dalë me një qëndrim kundër projekt-rezolutës.
Ai sqaroi se në çdo rast deputetët shqiptarë do të bashkërendohen përpara sesionit plenar të Asamblesë që do të mblidhet më 24 janar 2011. Raporti i Dik Marti akuzon kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi si të përfshirë në trafik organesh gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999, ndërkohë që akuza hidhen edhe mbi Shqipërinë për fshehje të provave.
2010-12-19 11:04
[