LSI së bashku me PD-në në zgjedhjet lokale

Ai ishte i pranishëm në një takim me Elbasan, ku ka shprehur bindjen se strukturat e LSI-së në këtë rreth janë të angazhuara për rezultatin e zgjedhjeve.
“LSI e Elbasanit ka një ambicie serioze për të arritur një rezultat të lartë në zgjedhjet e ardhshme vendore”, tha Haxhinasto, ndërsa shtoi se "këto zgjedhje janë një moment shumë i rëndësishëm i punës organizative për t’u përgatitur për zgjedhjet e ardhshme vendore”.
Duke theksuar se në Elbasan LSI ka pasur një rezultat në rritje, Haxhinasto shprehu bindjen se "rezultate akoma më të larta do të arrihen në zgjedhjet e majit 2011”. "LSI është në momentin e vlerësimit të çdo njësie administrative dhe sigurisht është bërë e qartë se LSI do të jetë në koalicion me PD”, tha ai. Në vijim, ministri i Jashtëm përshëndeti zgjedhjet në strukturat e LSI-së së Librazhdit, ku sot votohet për kryetarin e rrethit, nënkryetarin, si edhe sekretarin e përgjithshëm.
2010-12-19 14:51
[