E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: Greqia shantazh Shqipërisë, nuk ndal dot integrimin në BE

TIRANË- PDIU reagon ndaj deklaratës së zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, Gregori Dhelavekuras, duke e cilësuar atë tentativë për të ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë, si dhe një kërcënim ndaj procesit të integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Nje sjellje e tillë e shantazhimit të Shqipërisë, me procesin e integrimit, vetëm e vetëm për të përmbushur oreksin e pangopur nacionalist të qarqeve të caktuara në Greqi, nuk ka asnjë gjë të përbashkët me politikën zyrtare të Bashkimit Evropian dhe me vlerat e larta që Brukseli do të përhapë në Ballkan. Ne e sqarojme zotin Dhelavekuras se qëndrimet e PDIU nuk bihen kurrsesi ndesh me frymën integruese të Shqipërisë, përkundrazi, në programin e partisë sonë integrimi në Bashkimin Evropian dhe, thellimi i marrëdhënieve me vendet e Aleancës së Atlantikut, janë prioritete thelbësore”, thuhet në deklaratën e PDIU-së.

Idrizi i kujtoi edhe njëherë Greqisë çështjen çame, të drejtat e tyre dhe faljen e munguar të Greqisë. “Kërkesat legjitime të komunitetit çam, janë të frymëzuara drejtpërsëdrejti nga parimet evropiane më të çmuara, sikurse është, e drejta e pronës, e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe riatdhesimit të Shqiptarëve të Çamërisë në trojet e tyre. Nuk duhet harruar një fakt historik që në vitin e mbrapshtë 1913, që Çamëria u aneksua nga Greqia, ashtu sikurse Kosova u aneksua nga Serbia.Greqia nuk duhet të bjerë pre e rudimenteve shoviniste greke”, thuhet më tej në deklaratë.

Dy ditë më parë Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Gregory Delavekouras, komentoi futjen e partisë së çamëve në qeverinë shqiptare. Sipas tij “PDIU minon mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm dheforcimin e marrëdhënieve mes Greqisë dhe Shqipërisë”.

Idrizi i PDIU përgjigjet se “Përfshirja në koalicionin qeverisës, nuk do të bëj gjë tjetër perveçse do siguroj një zë edhe më të fortë mbështetës, për standardet më të larta të të drejtave të pakicave në Shqipëri por edhe në mbarë rajonin”.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Qeveria greke: Partia e çamëve, PDIU minon marrëdhëniet dy palëshe

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›