E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta të reja në Rusi, kundër fitores së Vladimir Putin

Rusi- Protesta të reja kanë nisur në Moskë dhe në qytete të tjera të Rusisë pas fitores së Vladimir Putin fundjaven e kaluar në zgjedhjet presidenciale.

Mijëra njerëz kanë vërshuar drejt rrugëve kryesore të Moskës dhe në qëndër të saj, dhe sipas analistëve të BBC kjo mund të jetë çelësi për strategjinë e së ardhmes të opozitës.

Një vale protestash u nxit dhjetorin e shkuar për shkak se zgjedhjet parlamentare konsideroheshin të manipuluara. Reagime të njëjta po rrethojnë edhe votimin e fundjavës së shkuar për Putin. Shtetet e huaja kanë pranuar zgjedhjen e Putin si president i Rusisë por vëzhguesit thanë thënë se sondazhet flisin në anën e tij.

Zyrtarët e Moskës thanë se 2.500 forca policire dhe civile do të jenë në detyrë gjatë ditës së sotme. Putin u rizgjodh edhe për një 6-vjeçar tjetër si president i Rusisë. Ditën e djeshme presidenti amerikan Obama i telefonoi Putinit duke uruar për fitoren. Duke shtuar se mezi priste ta takonte në samitin e G8 në muajin Maj në Camp David.

Dorina Bilbili/IDEA

Shkrime të tjera me interes:

  1. Vladimir Putin zgjidhet president i Rusisë, për të tretën herë Rusi- Vladimir Putin është zgjedhur presidenti i Rusisë për të...
  2. Rusi- Protesta “Pro” demokracisë, Putin qendron indiferent Rusi- Rusia është gdhirë sot e mbushur me demostrata dhe...
  3. Protestat në Rusi, Putin: Plotësisht të pranueshme Rusi- Kryeministri rus Vladimir Putin deklaroi se protestat kundër rezultatit...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›