E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Të përfundojnë kanalizimet para sezonit turistik

TIRANË- Kryeministri Sali Berisha mblodhi sot Grupin e Punës për çështjet e ujit dhe kanalizimeve. Ai tërhoqi vëmendjen se duhet të veprohet me shpejtësi dhe me përparësi absolute për përfundimin e procesit të kanalizimeve, të lidhjes së këtij sistemi me kolektorin dhe të lidhjes së kolektorit me Impiantin e përpunimit, veçanërisht në zonat turistike, që kanë edhe ngarkesën më të madhe në 3-4 muajt e verës. Por, ky proces duhet të shtrihet në të gjithë vendin.

“Duhet të veprohet me shpejtësi dhe me përparësi absolute për përfundimin e procesit të kanalizimeve dhe të impianteve të përpunimit, veçanërisht në zonat turistike”, u shpreh Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e Grupit të Punës për çështjet e ujit dhe kanalizimeve.

Kryeministri, theksoi se është e domosdoshme që Drejtoria e Rrugëve, në të gjitha ndërtimet, të parashikojë kolektorët e ujërave të shiut. Shoqëritë e ujësjellësve duhet të jenë përgjegjëse për furnizimin me ujë, për shërbimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujërave të shiut.

“Është e domosdoshme që Drejtoria e Rrugëve, në të gjitha ndërtimet, të parashikojë kolektorët e ujërave të shiut. Shoqëritë e ujësjellësve duhet të jenë përgjegjëse për furnizimin me ujë, për shërbimin e kanalizimeve dhe trajtimin e ujerave të shiut”, tha Berisha.

Kryeministri vuri në dukje se, në drejtim të kanalizimeve dhe të trajtimit të mbetjeve që dalin prej tyre, kërkohet një veprim shumë energjik.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›