Jemen, vriten 10 militantë të Al Kaedës në një sulm ajror
JEMEN- Objektivat e Al Kaedës u sulmuan në afërsi te qytetit Bagda 130 km ne jug te kryeqytetit Sana. Policia dhe forcat e sigurisë deklaruan për agjencinë e lajmeve “AFP” se gjate sulmit jane vrare gjithësej 23 persona.
Zyrtarët thonë se sulmet janë kryer nga aeroplanë të Jemenit, por banorët dyshojnë se ata mund të jenë avionë amerikanë.
Amerikanët dihet që kanë përdorur avionë të telekomanduar për të kryer sulme ajrore në Jemen, të cilat më pas ato janë marrë përsipër nga zyrtarët vendas.
Militantët, që dyshoheshin për lidhje me Al Kaedën, kishin shfrytëzuar vakumin e forcave të sigurisë në rajon, pas muajsh të tëra protestash anti-qeveritare.
Më 21 shkurt në Jemen u mbajtën zgjedhjet presidenciale, nga të cilat doli fitues Abd Rabbu Mansour Hadi, i cili ishte edhe kandidati i vetëm.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)