Sllovaki, mbahen sot zgjedhjet parlamentare
BRATISLAVË- U hapën sot qendrat e votimit në Sllovaki (06:00 GMT) për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, ku opozita socialdemokrate përballet me koalicionin në pushtet të qendrës së djathtë.
Socialdemokratët (Smer-SD) e ish-kryeministrit Robert Fico mund të marrin, sipas sondazheve, 39,7 për qind të votave, thënë ndryshe 75 deputetë nga 150 që ka parlamenti, ose një më pak nga mazhoranca absolute.
Votimet mbyllen në orën 21:00 GMT dhe rezultatet e para duhet të dalin pas mesnatës së sotme.
(ma.ar/BalkanWeb)