E Diel, 1 Nëntor 2026

FLET PELLUMBIPS u terhoq vone nga fletet e votimit

/ /

INTERVISTA/ Profesori i socialisteve analizon pas Asamblese Kombetare situaten ku ndodhet partia e tij. Ai e konsideron te vonuar heqjen dore nga kushti per hetimin e fleteve te votimit. Kritikat per mungesen e kontrollit parlamentar ndaj veprimtarise se Qeverise. Servet Pellumbi Perfshirja e 14 anetareve te rinj ne Asamble Verejtje per menyren dhe cilesine e perzgjedhjes. Reagimi per Edi Ramen Nuk beri dallimin midis baltosjes dhe kritikave mes nesh. Dje tryeza e opozites vendosi per rinisjen e protestave. Ngjela Protestat me frymen qe pate ne Dukat

PS-ja nuk e ka kryer si duhet kontrollin parlamentar permes interpelancave

Vetem dy dite pas mbledhjes se Asamblese Kombetare ku ai mbajti nje qendrim kritik ndaj veprimit politik te PS-se zoti Pellumbi e konsideron te vonuar terheqjen e PS-se nga kushti i fleteve te votimit per kryerjen e hetimit te zgjedhjeve ndersa kerkon nga maxhoranca ti hape rruge transparences se zgjedhjeve. Duke analizuar arsyet e mosmarrjes se statusit te vendit kandidat per ne BE ish-kryetari i Parlamentit ngarkon me pergjegjesi maxhorancen por nuk perjashton edhe opoziten nga keto pergjegjesi. Ai shprehet se zoti Rama ne fjalen e tij ne Asamblene Kombetare duhet te kishte bere nje analize te disa pergjegjesive te opozites te berjes se nje opozite me te efektshme duke perdorur forma kontrolli dhe veprimtarie opozitare me aktive nga bojkoti i zgjatur qe eshte nje forme me teper pasive e luftes politike parlamentare. Lidhur me nismen per mocion mosbesimi ndaj kryetares se Parlamentit zoti Pellumbi e sheh te motivuar por i kujton PS-se se nuk ka kryer si duhet detyren e saj te kontrollit parlamentar qe nga interpelancat me ministrat e qeverise apo pyetjet dhe debatet per ceshtje te ndryshme.
Me 12 nentor zhvilloi punimet Asambleja e PS-se e cila per hir te se vertetes diskutoi nen hijen e dy vendimeve te Komisionit Europian ate te heqjes se vizave dhe mosdhenien e statusit te vendit kandidat Shqiperise. Si e gjykoni ju frymen mbi te cilen u diskutua ne asamble vecanerisht fjala e kreut socialist Rama e cila kishte dhe nota reflektuese
Ju falenderoj qe ne fillim per interesimin por dhe per pyetjen. Kjo ishte nje mbledhje e radhes e Asamblese por koha kur ajo u zhvillua e beri ate disi te vecante. Ne fillimin e javes konkretisht me 8 dhe 9 nentor 2010 ndodhen dy ngjarje historike per Shqiperine liberalizimi i vizave qe u jep shqiptareve mundesi te levizin lirisht ne hapesiren europiane dhe raporti i Komisionit Europian per mosdhenie te statusit te vendit kandidat per anetaresim ne BE. Nga politika shqiptare sidomos nga qeveria ngjarjes se pare iu kushtua vemendje e vleresime maksimale e festive duke e quajtur nje merite ekskluzive te qeverisjes se sotme madje deri dhe personale te Sali Berishes Ai nuk nguroi ta quante ne nje emision televiziv si arritjen me te madhe personale si politikan Pa nguruar ta shpalle edhe si nje fitore mbi opoziten e cila sipas tij qenka perpjekur ta sabotoje por nuk ia arriti dot Realisht eshte nje arritje historike e te gjithe shqiptareve qe nuk e meritonin festimin te ndare. Per ngjarjen e dyte qe eshte nje ndermarrje me e madhe dhe me e rendesishme per Shqiperine dhe BE-ne deri tani ka reagime teper te vaketa. Dhe sikur te kene bere ndarje pune zv/kryeministri deklaron se mosmarrja e vendit kandidat paska ndodhur vetem per fajin e opozites se qeveria i ka kryer detyrat e veta Del pra qe per te paren Europa e Bashkuar paska degjuar dhe i paska bere qejfin S.Berishes per te dyten E.Rames. Kurse raporti prej 120 faqesh me 12 kushtet qe ai permban qenka nje lloj hartimi madje per inatin e opozites ca me i mire se te meparshmit. Naivitet politik i padegjuar. Ne kete rrafsh Asambleja e PS-se duke pershendetur liberalizimin e vizave shprehu shqetesimin e pergjithshem per situaten trishtuese qe eshte krijuar ne Shqiperi nga qeverisja e keqe dhe kriza politike qe ka ne themel vjedhjen e votave me 28 qershor 2009 dhe qendrimet refraktare te maxhorances parlamentare ndaj kerkesave te opozites per transparencen e zgjedhjeve.
A pati ne Asamble ndonje propozim konkret si reflektim ndaj Raportit te Komisionit Europian
Po Ne fjalen e z.Rama qe u pershendet dhe u vleresua nga Asambleja u propozua qe per te lehtesuar me tej ngritjen e komisionit hetimor dhe per te mos nxjerre me pretekste ligjore te hiqet dore nga fletet e votimit dhe te hetohen vetem materialet zgjedhore per te cilat vete Berisha ka thene se nuk ka asnje pengese. Pra nje leshim tjeter ne kerkim te kompromisit. Ne kete rast e vetmja kritike qe mund ti behet Partise Socialiste eshte vonesa e nje hapi te tille. Kurse qeverisja mesa duket vazhdon te kundershtoje cdo lloj transparence dhe te mos reflektoje ndaj kerkesave europiane per zgjidhjen e krizes politike.
Z.Pellumbi ju ne diskutimin tuaj kerkuat qe edhe opozita te ndieje pergjegjesine e saj per krizen politike. fare kishte ne themel ky qendrim kritik juaji ndaj opozites
Raporti i Komisionit Europian nuk e perjashton nga pergjegjesia as opoziten. Aq me teper qe ai nuk eshte thjesht nje raport progresi vjetor por nje permbledhje e plote e asaj qe eshte arritur dhe nuk eshte arritur deri tani per te merituar statusin e vendit kandidat. Ne kete rrafsh une do te doja qe z.Rama ne fjalen e tij te kishte nje analize te disa pergjegjesive te opozites te berjes se nje opozite me te efektshme duke perdorur forma kontrolli dhe veprimtarie opozitare me aktive nga bojkoti i zgjatur qe eshte nje forme me teper pasive e luftes politike parlamentare. Ne kete kuptim per dobesite e funksionimit te Parlamentit qe theksohen ne Raportin e Komisionit Europian edhe opozita ka pjesen e vet te pergjegjesise edhe pse jo determinuese.
Ju ne fjalen tuaj terhoqet vemendjen edhe rreth nje momenti tjeter te rendesishem qe e ben ate te vecante dhe ve ne pikepyetje plotesimin e kushteve per te fituar statusin e vendit kandidat per nje afat te shkurter apo te mesem. Fjalen e kam per ate qe ju e karakterizuat si goditje te themeleve te demokracise ne Shqiperi.
Nje vleresim i tille i cili duhet te perbeje nje shqetesim te vecante per te gjithe maxhorance dhe opozite e pershkon raportin e Komisionit Europian. Nevojen e mbrojtjes se themeleve te demokracise ne Shqiperi e nenvizoi edhe komisioneri Fule ne intervisten e tij te posacme per ne shqiptaret pas prezantimit te raportit. Kjo ka nevoje ne radhe te pare qe te kuptohet dhe te zberthehet teorikisht dhe me pas te aplikohet ne truallin tone konkret te sotem. Ne Asamble une bera nje perpjekje kryesisht per te terhequr vemendjen per kete ide pergjithesuese te Raportit. Edhe me pare ne librin Demokracia dhe zeri i moralit2008 kam nenvizuar se ne kemi nje demokraci imituese qe i ka te gjithe elementet qe kerkohen per nje shoqeri demokratike por qe ne praktike nuk zbatohen gje qe i jep asaj pamjen e nje fasade te autoritarizmit. Nje analize e shpejte e gjendjes se sotme tregon se me te vertete jane goditur rende guret e themelit te demokracise. Institucioni i Presidentit pas ndryshimeve kushtetuese te bera me konsensusin e dy partive te medha eshte kufizuar ndjeshem dhe ne thelb eshte vene nen tutelen e ekzekutivit e njejta gje ka ndodhur edhe me Parlamentin qe i vesh vetes te drejten antikushtetuese per te shtyre e me pas rrezuar dekretet e Presidentit per emerimin e anetareve te Gjykates Kushtetuese te Gjykates se Larte etj shperfillja e opozites se votuar duke u shprehur se mund te qeverisin edhe pa opoziten minimi i autonomise lokale dhe perpjekjet per te falimentuar bashkite dhe komunat ku kane fituar socialistet nepermjet lojes arbitrare me taksat dhe buxhetin e tyre te politizimi dhe venia nen kontrollin e politikes te gjyqesorit te mediave etj.
Nderkohe ne fjalen time une solla shembuj konkrete te ligjeve dhe vendimeve qeveritare antikushtetuese qe po shtohen perdite per te mbrojtur regjimin Berisha qe realisht nuk mund te quhet demokratik sepse vepron sipas nje skeme antidemokratike qe perseritet para cdo procesi zgjedhor. Po sjell disa shembuj konkrete. Ne dhjetorin e vitit 1995 para zgjedhjeve te 26 majit 1996 u miratua dhe u zbatua ligji antikushtetues antigenocid ne dhjetorin e vitit 2008 para zgjedhjeve te 28 qershorit 2009 u paraqit ne Parlament projektligji antikushtetues i lustracionit qe synonte nje denim kolektiv te personave qe kishin punuar para 1991-shit ne administraten e larte shteterore dhe ne pushtetin gjyqesor ne nentorin e ketij viti para zgjedhjeve vendore te 8 majit 2011 nen sloganin e prishjes patjeter dhe ne kundershtim me mendimin gati unanim te arkitekteve te Piramides simbolit komunist Berisha synon te mbaje te ndezur krizen politike madje ta acaroje me tej duke aktualizuar perseri luften kunder komunizmit kunder pinjolleve te Bllokut duke i identifikuar si te tille here opoziten ne teresi dhe here lidershipin e saj .. Te gjitha keto nen siglen e mbrojtjes se demokracise
Ju keni bere edhe nje krahasim me modelin e pluralizmit politik qe eshte duke u zbatuar ne Rusi. fare ka te perbashket ne kete analogji
Ne modelin per te cilin pyesni dhe qe vepron tani ne kete vend eshte nje parti dominuese Jedinaja Rossia parti pushteti nje parti e madhe e majte Komuniste dhe 3-4 parti te vogla te gjitha te destinuara nga ligji qe te mbeten gjithmone ne opozite. Kete model synon te konsolidoje edhe Berisha por duke vepruar tinez duke shkelur Kodin Zgjedhor dhe duke deformuar procesin zgjedhor nepermjet blerjes se votave komisionereve dhe deputeteve sic veproi ai sidomos ne zgjedhjet e fundit parlamentare 2009. Figure qendrore ne nje model te tille te demokracise eshte kryeministri i cili gati per gjithcka te kujton rolin e dikurshem te sekretarit te Pare te partise-shtet. Per nje ecuri te tille te gjerave opozita nuk u thellua kur dha konsensusin per ndryshimet kushtetuese ne pranveren e vitit 2008.
Asambleja Kombetare e PS-se vendosi ndermarrjen e nje nisme parlamentare per nje mocion mosbesimi ndaj kryetares se Parlamentit dhe me pas ndoshta dhe te nje mocioni edhe ndaj kryeministrit Berisha. Sa te suksesshme i shihni keto nisma ne Parlament dhe a mund te cojne keto ne rrezimin e kesaj qeverie
Qe ne fillim te pergjigjes do te thosha se opozita nuk e ka kryer mire detyren e saj te kontrollit parlamentar sepse nuk ka perdorur as interpelancat as seancat e pyetjeve te debatit per ceshtje te caktuara dhe nuk di asnje rast qe te jene bere pyetje per te kerkuar pergjigje me shkrim nga qeveria apo nga ministra te vecante. Lidhur me iniciativen per mocionet qe pyesni ju mendoj se jane plotesisht te motivuara dhe duhen bere qofte dhe si mundesi per te evidentuar para publikut te gjere praktikat dhe shkeljet e renda te demokracise dhe te ligjeve por dhe per te shpalosur alternativen e opozites. Per sa i perket suksesit ose jo per kete asnjehere nuk mund e nuk duhet pritur garancia e plote per sukses qe te veprohet. Nderkohe do te jete nje rast qe cdo deputet perfshi dhe te koalicionit qeverises te ballafaqoje vetedijen e tij dhe shkallen e pergjegjshmerise ndaj elektoratit me realitetin e gjerave ne frymen e kerkesave te Raportit te Komisionit Europian te 9 nentorit 2010.
Profesor Pellumbi te vijme ne disa nga verejtjet e tjera qe ju bete qe Partia Socialiste te jete ne nivelin e misionit te saj sic u shprehet ju per te krijuar nje bashkim sa me te gjere te forcave politike te majta dhe te djathta te te gjithe shqiptareve pavaresisht nga bindjet e tyre politike per te mbrojtur themelet e demokracise. Mendoni se kjo ftese eshte bere me vonese dhe vjen si konkluzion i humbjes ne 2009-n apo ka ne sfond zgjedhjet per pushtetin vendor
Mendoj se kjo perben nje nga arritjet e saj me te rendesishme edhe pse mund te jete disi e vonuar. Vete kryetari i PS-se Edi Rama fjalen e vet e vuri ne kete funksion. Ai u beri thirrje gjithe shqiptareve qe e kane marre dhe e kane te shtrenjte mesazhin e demokracise socialiste apo struktura te shkeputura nga PS-ja vitet e fundit te gjithe ata qe mendojne ndryshe per ceshtje programore apo te politikave konkrete perfshi dhe parti te tjera te djathta si LZHK-ja qe te bashkohen per te mbrojtur e cuar perpara nje model te demokracise normale e funksionuese modelin e vendeve te BE-se ku ne synojme te integrohemi. Pa kete sic tregon edhe Raporti i Komisionit Europian ne vend qe ti afrohemi Europes do ti largoheshim. Kuptohet nuk mund te mos kete ne sfond edhe zgjedhjet vendore te 8 majit 2011.
Kooptimet qe beri Asambleja mos jane nje shmangie e gares ne Kongresin qe do te behet pas disa muajve z.Pellumbi
14 kooptimet qe beri Asambleja jane ne perputhje me statutin dhe nuk e evitojne garen e zgjedhjeve qe do te behet ne Kongres. Nese mund te behet ndonje verejtje kjo ka te beje sipas mendimit tim me teper me menyren dhe cilesine e perzgjedhjes se tyre.
U duk sikur ju nuk ishit dakord me fjalen e kryetarit te PS-se kur ai vuri shenjen e barazise mes kritikave brenda partise dhe akuzave apo baltosjes sic i quajti ai sulmet e maxhorances ndaj tij. Funksionon sipas jush i njejti mekanizem mes kritikes ne PS dhe akuzave te kundershtarit politik
Ne te vertete pjesa e fjales se Edi Rames per denoncimin e shnderrimit te baltosjes ne nje lloj industrie denigrimi shpifjesh sharjesh montimesh dhe deformimesh te perbindshme te se vertetes nga maxhoranca e sotme ishte me impresionuesja dhe me e argumentuara. Por mu krijua pershtypja se nuk u be si duhet dallimi midis baltosjes dhe kritikave brenda nesh qe jane te domosdoshme dhe luajne rolin e nje force levizese. Ne kete rrafsh une permenda ne fjalen time nje varg mangesish ne qender e sidomos ne bazen e partise qe vazhdojne te mos njihen dhe te kritikohen. Madje po vihen re disa dukuri jo demokratike ne zgjedhjet e kryetareve ne perzgjedhjen e kandidaturave per zgjedhjet legjislative dhe vendore te cilat ne disa raste nje hap i ndan nga praktikat manipuluese. Nje parti qe ka per mision te mbroje demokracine theksova ne fjalen time ne Asamblene e fundit duhet te jete edhe vete demokratike.
Ende nuk eshte percaktuar data se kur do te nisin protestat per transparencen por dhe per problematiken qe ka pushteti vendor me qeverine lidhur me taksat. Si e shihni rinisjen e nje edicioni te ri protestash te opozites
E quaj te domosdoshme qe opozita te kete ne arsenalin e vet edhe protestat krahas formave institucionale te luftes opozitare. Vecanerisht kur ka probleme te renda te mosfunksionimit te demokracise si keto qe kemi aktualisht ose probleme masive sociale si papunesia varferia kriminaliteti zvarritje te qellimshme te ceshtjeve te pronesise etj. Nderkohe Asambleja e PS-se nuk mund te caktonte per protestat nje date fikse sepse kjo duhet vendosur jo nga forumi i nje partie por nga opozita e bashkuar qe pritet shume shpejt te zgjerohet.

Aristir Lumezi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›