Opozita gati per protesta
Tryeza e opozites se bashkuar pasi degjoi vendimet qe ka marre Asambleja e PS-se nepermjet kryetarit te saj sot vendosi qe kete gjendje te rende shume te rende ta ndryshoje ne nje aksion shume te madh politik nje levizje masive protestash ne te gjitha qarqet e Shqiperise. Opozita e bashkuar e konsideron kete gjendje se pas manipulimit te zgjedhjeve moshapjes se kutive Sali Berisha po ben grusht shteti te fshehte. Kerkon ne menyra banale dhe antidemokratike te vere ne dore te gjithe institucionet dhe po i rrezon nje nga nje te gjitha me perjashtim te Presidentit te Republikes u shpreh Ngjela. Ende nuk eshte caktuar data se kur saktesisht do te nisin protestat dhe nga cili qark. Sipas avokatit te njohur keto protesta ndryshe nga ato te zhvilluara ne pranvere te ketij viti do te synojne rrezimin e qeverise. Ne keto kushte ne vendosem ti drejtohemi opinionit publik per rivendosjen e demokracise ne Shqiperi dhe rrezimin e kesaj qeverie sa me shpjet qe te jete e mundur. Kjo sepse nuk ka asnje perspektive per shqiptaret ne nje moment te tille kur korrupsioni krimi i organizuar dhe banditizmi ne pushtet godet shoqerine ne te gjitha skutat e saj dhe nuk lejon dinjitetin njerezor te perparoje u shpreh Ngjela. Per perfaqesuesin e tryezes se opozites se bashkuar do te mbeshtetet cdo shprehje proteste e popullit. Ne nuk mund te lejojme me qe fryma e popullit te jete e vecuar nga opozita. Opozita do mbeshtese frymen e popullit. Frymen qe pate ne Dukat per te mbrojtur te drejtat dhe u bejme thirrje te gjithe njerezve qe jane te prekur ne te drejta ne dinjitet ne prone ne gjithcka qe shikojne te behen pjese e kesaj levizjeje e cila qe neser fillon e merr forme ne te gjithe Shqiperine. Derisa te vijne ne nje dite te caktuar per te ardhur ne Tirane ashtu sic kemi vendosur dhe kemi bere heret e tjera u shpreh Ngjela. Partite opozitare kane mbeshtetur nismen e Partise socialiste per te kerkuar mocion mosbesimi per kryetaren e Kuvendit por dhe hetimin e zgjedhjeve vetem permes materialeve zgjedhore ndersa qe sot ata do te nisen ne qytetet kryesore te vendit per te bere organizimin e protestave. Sipas nje grafiku cdo dite nje nga kryetaret e partive opozitare do te komunikoje me publikun permes mediave ne konferenca shtypi per te sensibilizuar domosdoshmerine e pjesemarrjes ne protesta. Andis Harasani
Deputeti socialist Andis Harasani nuk pajtohet me deklaraten e avokat Ngjeles per te ngjasuar protestat e opozites se bashkuar per transparence me konfrontimin e dhunshem te policise me banoret e Dukatit. Jam kunder cdo lloj perdorimi dhune per cdo motiv. Dhuna nuk eshte dhe ska qene kurre pjese e sjelljes politike te Partise Socialiste. Personalisht distancohem nga deklarata e zotit Ngjela ne media sot per protesta te dhunshme Besoj dhe do kerkoj qe dhe PS-ja te distancohet nga ky qendrim i rrezikshem u shpreh Harasani. Petro Koci
Kreu i PSV-se Petro Koci vleresoi dje qendrimin me te fundit te PS-se per bashkimin e se majtes socialiste si nje hap te madh ne drejtimin e duhur. Ne rishprehim vullnetin tone te njohur politik per bashkepunim parimor me PS-ne PSD-ne PDS-ne dhe organizatat e tjera te majta opozitare. Ne gjykojme se ky bashkepunim duhet te orientohet nga ndertimi i kohezionit elektoral te se majtes ne funksion te fitores se zgjedhjeve vendore e politike katarsisin demokratizimin dhe pluralizimin e sistemit zgjedhor u shpreh Koci. Dashamir Shehi
Kreu i Levizjes per Zhvillim Kombetar Dashamir Shehi nuk ishte prezent dje ne mbledhjen e opozites se bashkuar. Ne mbledhjen e Asamblese Kombetare te PS-se kryesocialisti Rama i beri nje ftese publike Shehit qe te marre pjese ne tryezat e opozites se bashkuar per te dhene dhe ai kontributin e tij per nje opozite konstruktive. Shehi ka qene mjaft kritik ndaj maxhorances aktuale duke e akuzuar ate per manipulim te zgjedhjeve te 28 qershorit 2009. Madje ai ka marre pjese ne disa nga protestat e organizuara nga opozita.
Aristir Lumezi