E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shapem kutite morem vizat

/ /

Gjate inaugurimit te rruges Lezhe-Vau i Dejes kryeministri leshoi akuza te ashpra ndaj kreut te opozites duke e akuzuar per pengese ne liberalizimin e vizave per qellime personale politike. Vetem nje dite pas mbledhjes se Asamblese se PS-se ku kreu i opozites Rama deklaroi se hetimi mund te behet vetem me materialet zgjedhore Berisha i pergjigjet duke i thene se liberalizimi i vizave u fitua edhe pse kutite e votimit nuk u hapen. Keta shoke produkte te bunkerit te bllokut komunist pasi deshtuan me greve e urise ndermoren protesta ne mbare Shqiperine me sloganin hap kutite per te cliruar vizat ose hap kutite se do ndryjme vizat ne kuti por as kutite nuk i hapem dhe vizat i morem. Ne nuk mund ti nenshtroheshim vullnetit te nje njeriu i cili pasi mori Partine Socialiste u deklaroi socialisteve dhe te gjithe shqiptareve se kryetari i Partise ne rast se humbet zgjedhjet do te largohet nga kryetar partie. Zgjedhjet i humbi shoku dhe pas tre muajsh mblodhi kongresin dhe u tha socialisteve dhe shqiptareve se kryetari i Partise nuk iken kur humbet zgjedhjet akuzoi Berisha. I shoqeruar nga nenkryetarja e PD-se Jozefina Topalli e disa deputete te qarqeve Lezhe e Shkoder Berisha shtoi akuzat per opoziten perpara banoreve te komunes Kallmet. Sipas tij greva e urise u be me qellim pengimin e vendimit per liberalizimin e vizave dhe sipas tij ne kete greve pjesemarresit ushqeheshin 3 here ne dite me kujdesin e qeverise. Ata i thane Europes se dhjetera mijera prej ketyre dokumenteve jane te falsifikuara vetem e vetem qe ato te mos besoheshin. U ndryne ne te ashtuquajturen greve urie ku ushqeheshin tri here ne dite nen kujdesin e qeverise vetem e vetem se ne daten 14 maj do te merrej vendimi historik ne Komisionin Europian per ju dhe mbare shqiptaret shtoi Berisha. Ai i kerkoi Rames qe te kerkoje falje per politiken penguese ndaj liberalizimit te vizave ndersa u beri thirrje qytetareve qe te mos e votojne ne zgjedhjet e ardhshme lokale te 8 majit. Ndaj dhe une ju garantoj ju se kam respekt dhe respektoj opoziten por nuk mundem une te perkulem para interesave tuaja jetike nuk mundem une te perkulem te dhunoj ligjet dhe Kushtetuten e vendit. Jo dhe jo. Dua ti them pak shokut Rama se zgjedhjet po vijne dhe dua tu them shqiptareve se do te jene zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe kam besimin me te madh se qytetaret e Tiranes do te te japin ty ne emer te qytetareve te te gjithe Shqiperise ate qe meriton deklaroi kreu i maxhorances. Qeveria po na redukton buxhetet lokale

Pas protestes se organizuar ne kryeqytet nga Shoqata e Bashkive te se majtes protestat kane vijuar edhe ne nivel lokal. Administrata e Bashkise se Vlores nen drejtimin e Shpetim Gjikes si dhe bashkia e Cerrikut kane protestuar kunder nismave ligjore te qeverise me argumentimin se po preken buxhet dhe autonomia e tyre lokale. Qeveria ka nderhyre haptazi politikisht ne ceshtjet vendore duke prodhuar vetem konflikte institucionale shkelje te Kushtetutes si dhe kufizim te instrumenteve financiare fiskale dhe rregullatore qe mundesojne nje ushtrim autonom dhe real te funksioneve tona baze ne sherbim te qytetareve tane deklaroi Gjika i mbeshtetur edhe nga deputetet socialiste. Protesta ne Cerrik ka vendosur edhe kushte ndaj qeverise ku sipas nenkryetarit Florenc Doka vendimet e pushtetit qendror po rendojne ekonomine e pushtetit lokal. Sipas Dokes rimbursimi i kasave fiskale per biznesin nga pushteti vendor shkakton humbjen e rreth 8 milione lekeve te reja nga te ardhurat e bashkise. Gjithashtu bashkia proteston edhe kunder rimbursimit te energjise se ujesjellesve kur me pare kjo shume paguhej nga qeveria. q.b

Inaugurohet rruga Lezhe-Vau i Dejes

Kryeministri Sali Berisha mori pjese dje ne inaugurimin e rikonstruksionit te rruges Lezhe-Vau i Dejes. Rruga me gjatesi 334 kilometra dhe vlere 774 milione leke lidh qarqet Lezhe dhe Shkoder. Nga kjo rruge preken me se 30 mije banore te ketyre zonave qe perfshije me se 8 njesi vendore komuna e bashki. Rruga fillon nga qyteti Lezhes deri ne Vaun e Dejes duke pershkruar territoret e komunave Kolsh Kallmet Blinisht Hajmel. Nga rruga e rikonstruktuar do te perfitojne gjithashtu edhe komunat Ungrej Lezhe dhe Vig - Mnele Shkoder. Si pjese e rikonstruksionit te saj eshte bere i mundur asfaltimi i plote. Berisha tha se kjo rruge ka shkurtuar kohen me me shume se 50 per qind. Ajo u ndertua nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

Erald Kapri

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›