E Diel, 1 Nëntor 2026

Idrizi: Nëse dikushtenton të ndajë Kosovënreagim mbarëkombëtar

PRISHTINë- Gjatë vizitës së tij në Kosovë kreu i PDU-së Shpëtim Idrizi është takuar me nënkryetarin e Aleancës prë Ardhmërinë e Kosovës, z. Ahmet Isufi. Idrizi parashtroi bindjet e PDU-së dhe qëndrimet e saj të panegociueshme mbi çështjen kombëtare. Në lidhje me zërat që qarkullojnë për ndarjen e Kosovës, Idrizi theksoi se reagimi do jetë mbarëkombëtar, nëse cënohet territory I saj.

“Kohët e fundit kanë nisur të dëgjohen disa zëra, të cilat unë jam i sigurtë se nuk kanë ndonjë peshë dhe se nuk do të arrijnë në asnjë përfitim, të cilat flasin për mundësinë e ndarjes së Kosovës. Nëse këto zëra shtohen, atëherë duhet të kemi një reagim mbarëkombëtar, pavarësisht shtetit dhe origjinës; e gjithë skena politike shqiptare, e gjithë shoqëria civile shqiptare dhe të gjithë shqitparët në përgjithësi do të reagojnë në formën e duhur” – tha z. Idrizi.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›