Pogradec, nis plazhibuzë liqenit
POGRADEC- Edhe pse ende me temperatura jo shumë të ngrohta, Pogradeci ka nisur sezonin e plazhit në bregun e liqenit ku duken edhe pushuesit e parë. Sic shprehen vetë pogradecarët Pogradeci është qytetit, ku natyra nuk ka kursyer asgjë. Është një rajon me mundësi pa fund për clodhje dhe argëtim. Me ardhjen e stinës së verës edhe plazhi i këtij liqeni ka filluar të popullohet, ku të parët që shijojnë këtë bukuri janë fëmijët.
Pogradeci njihet si sirena e turizmit juglindor me plazhe të larmishme nga Lini në Tushemisht, zona këto ku dikur do kishje një leje të posaçme për ti vizituar, ndërsa sot janë të hapura për të vizitorët. Pogradeci bëhet më tërheqës me faunën e pasur, me specie të rralla si pelikani dhe korani. Ndërkohë duket se ka ende shumë punë për tu bërë nga vendorët, në mënyrë që bregu i liqenit të mos ndotet nga inertet, e njëkohësisht të ruhet edhe nga pushuesit, të cilët mund të kontribuojnë për një ambient të pastër duke grumbulluar mbeturinat në vende përkatëse.
(m.a/News24/BalkanWeb)