Belgjika: Greqia mund të marrë 6 miliardë euro deri në korrik
LUKSEMBURG- Evropa dhe FMN-ja mund të zhbllokojnë derdhjen deri në fillim të korrikut vetëm të një pjese të këstit të ardhshëm prej 12 mliardë eurosh të premtuar në parim Greqisë, për të mos falimentuar la të kuptohej sot ministri belg i Financave.
"Prioriteti i momentit është se duhet të gjejmë veçanërisht një financim afatshkurtër për Greqinë",- theksoi ministri Didier Reynders, në mbledhjen me homologët e zonës euro në Luksemburg.
Greqisë i është premtuar në maj 2010 një ndihmë prej rreth 110 miliardë eurosh për tre vjet nga evropianët dhe FMN-ja. Ato jepen me këste dhe çdo herë pas një analize të hollësishme të situatës buxhetore të vendit për të verifikuar nëse qeveria i mban premtimet për shëndoshjen e financave publike.
Kësti i ardhshëm, prej 12 miliardë eurosh 8,7 miliard nga evropianët dhe 3,3 miliardë nga FMN-ja, në parim pritet të jepet në korrik. Por, ai është bërë objekt i diskutimeve të ashpra.
Athina ka nevojë për këstin e parave për të shmangur falimentimin. FMN kërkon garanci për aftësinë e shlyerjes në kohë nga vendi të huasë përpara se të zhbllokojë pjesën e saj.
(e.m/ata/BalkanWeb)