Ivanov: Marrëveshja e Ohrit model integrimi
SHKUP- Presidenti George Ivanov në rastin e 10 vjetorti të Marrëveshjes së Ohrit deklaroi se me nënshkrimin e saj Maqedonia ka pasuruar pavarësinë dhe sovranitetin e saj me sfidën për një shtet funksional, multietnik dhe demokratik.
“Marrëveshja kornizë e Ohrit është vetëm një legjitimitet i betimit të cilin na e lanë trashëgimi paraardhësit tanë, të duash fqinjin tënd. Modeli përfshirës, është një ndër themelet e sigurisë, stabilitetit dhe përparimit ekonomik sepse krijon kushte të përshtatshme për ndërtimin e paqes. Por ashtu si çdo demokraci e vërtetë ne flasim për proces e jo për projekt të përfunduar”,- theksoi Ivanov.
Në një ceremoni pritjeje për ish-nënshkruesit e marrëveshjes së Ohrit dhe diplomatët perëndimor, ndër të cilët edhe diplomati amerikan Xhejms Pardju, si lehtësues i kësaj marrëveshjes të nënshkruar në vitin 2001, Ivanov e vlerësoi marrëveshjen si model integrimi.
Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht 2001 midis liderëve të partive më të mëdha politike dhe ndërmjetësimin e përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-ve. Presidenti Ivanov priti pjesëmarrësit që ishin pjesë e konferencës ndërkombëtare me temën "Marrëveshja e Ohrit: drejt anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe BE".
(e.m/ina/BalkanWeb)