Idrizi: Parada antishqiptare, shpërblimi që morëm pas marrëveshjes
TIRANë- Menjëherë pas publikimit të videos skandaloze me thirrje raciste ndaj shqiptarëve, në News 24 ka ardhur edhe reagimi i kreut të PDU-së Shpëtim Idrizi.
Sipas tij, thirrjet antishqiptare në festën Kombëtare të Greqisë janë shpërblimi që mori qeveria shqiptare pasi miratoi dje në Kuvend, marrëveshjen për varrezat greke. “Parada antishqiptare është shpërblimi që morëm pasi miratuam marrëveshjen për varrezat greke” – deklaroi Idrizi.
Kreu i Partisë për Drejtësi dhe Unitet, Shpëtim Idrizi I ka kërkuar Athinës zyrtare të distancohet nga ekstremistët, ndërsa palës shqiptare të kërkojë menjëherë shpjegime për skandalin.
“Pas ngjarjes së shëmtuar Athina duhet të distancohet nga ekstremistët, ndërsa pala shqiptare duhet të kërkojë shpjegime për ngjarjen” – thekson Idrizi në reagimin e tij.
Shpëtim Idrizi votoi kundër miratimit të marrëveshjes, dje në Kuvend.
(m.a/BalkanWeb)