Krisohoidhis: Hetim urgjent për thirrjet raciste
ATHINE- Ministri Grek i Mbrojtjes ka reaguar pas denoncimit në media të videos raciste të ushtarëve grekë, gjatë paradës së djeshme në festën Kombëtare të shtetit fqinj.
Ndërsa theksoi se ka nisur hetimi për thirrjet raciste dhe për personat që kënduan gjatë paradës, ministri Krisohoidhis bën të ditur se ndërkohë është pezulluar nga puna oficeri i kontingjentit 36 zhytës.
“Këto këngë nuk kanë në uniformat tona. Askush nuk ka të drejtë për thirrje” u shpreh Krisohoidhis.
Në kohën kur parlamenti shqiptar miratonte ligjin për ngritjen e varrezave të ushtarëve greke në vendin tonë, në paradën e ushtrisë greke në 25 mars, Ditën e Festës Kombëtare këndohej në korr kundër shqiptarëve. Fyerjet dhe kërcënimet e rënda janë thënë përpara Presidentit Papulias.
“Shqiptarëve do t’u derdhim gjakun, me lëkurën e tyre do qepim rrobat tona. Do të bëhet kasaphanë, pastaj do të hakmerrem, kur të adhuroni kishën edhe kryqin.” këndonin ushtarët grekë.
(e.n/BalkanWeb)