E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Pse ika nga PS dhe themeluam PDU came

Njeri nder drejtuesit e partise me te re, PDU, Shpetim Idrizi, ne nje interviste per emisionin "Opinion" te Blendi Fevziut, ne Tv Klan eshte shprehur per arsyet qe e detyruan qe te largohet nga Partia Socialiste dhe te bashkohet me deputetin tjeter cam, Dashamir Tahiri qe vinte nga PDI. Ai ka bere te ditur dhe aleancat e mundshme qe mund te krijoje ne Kuvend, duke pasur ne qender vetem ceshtjen came.

Zoti Idrizi, perse partia e re quhet PDU?

Ceshtja came eshte ne qender te kesaj partie. Ceshtja came eshte ne lufte me kohen dhe mesa duket po e fiton. Partia per Drejtesi dhe Unitet percaktohet si nje parti mbarekombetare. Pas nje analize te gjate qe kemi bere, per ne ceshtja kombetare eshte ceshtje drejtesie dhe ne e kemi studiuar se cfare eshte ceshtja kombetare per ne, dhe cilet jane elementet e drejtesise, te cilet ne do te luftojme qe t'i veme ne vend. Keni parasysh qe pervec ceshtjes se Kosoves, dhe ceshtje te tjera, sic eshte edhe ceshtja came, edhe ato qe po ndodhin me shqiptaret e Maqedonise apo Malit te Zi, sigurisht qe jane elemente te ceshtjes kombetare. Fatkeqesisht, per shqiptaret ka ndryshuar shume pak, qe nga fillimi i luftes se pare dhe luftes se dyte boterore. Por pervec kesaj jane shtuar edhe elemente te tjere, qe per ne perbejne ceshtje kombetare. Kemi parasysh ketu faktin qe rreth 25-30% e shqiptareve jane emigrante dhe sigurisht qe edhe ata kane nevoje per kujdesen e shtetit, per politika asistuese dhe qe te integrohen dhe te kene komunikim me atdheun meme. Te gjitha keto bashkesi te drejtash, na kane bere qe ne te kemi kete partine per drejtesi.

Flisni per nje unitet, nderkohe qe dukeni sikur keni care nje parti per ceshtjen came?

Realisht ne flasim per te gjithe ketyre faktoreve mbarekombetar. Pra eshte shume me teper dhe shume me gjere se nje parti came. Partia per Drejtesi dhe Unitet eshte nje parti mbarekombetare. Eshte nje parti ku kerkon te unifikoje te gjitha problemet kombetare te shqiptareve.

E percan kjo komunitetin cam?

Per sa i perket cameve, sigurisht qe do te ishte shume me mire qe e gjithe kjo te zhvillohej brenda PDI-se. Qe te jem shume i sinqerte, ne bashke me iniciuesit e tjere te partise, beme perpjekje te vazhdueshme qe te gjenim gjuhen e perbashket me PDI-ne. Madje jane bere edhe marreveshje me shkrim, por fatkeqesisht ishte e pamundur qe ne ta gjenim gjuhen e perbashket, qe te kishim nje parti. Pse jo, une mendoja gjithnje qe ajo parti duhej zgjeruar, te behej nje parti mbarekombetare, jo vetem nje parti e cameve. Sigurisht, camet jane shume me te ndjeshem ndaj ceshtjes kombetare te historise se tyre, por ishte e pamundur.

Perse ishte e pamundur. Perse nuk tentuat ju te bashkoheshit ne Parlament, si deputete me PDI-ne, por krijuat nje parti te re, se bashku me zotin Tahiri?

Zoti Tahiri fillimisht beri nje thirrje publike, menjehere pas zgjedhjeve ku ftonte te gjithe deputetet e tjere came, se ka edhe deputete te tjere came ne spektrin e djathte qe ne te bashkoheshim per ceshtjen e madhe, qe eshte ceshtja came. Sigurisht qe ne ate moment, une nuk mendoja qe behej fjale per bashkim partish apo qe une te bashkohesha ne ndonje parti politike. Por sigurisht, duke qene ceshtja came, nje ceshtje madhore dhe per mua personalisht, mendova qe t'i bashkengjitem zotit Tahiri, qe te kishim nje platforme te perbashket, ne mbrojtjen e ceshtjes came ne Parlamentin shqiptar. Dhe fakti qe zoti Dashamir Tahiri, arriti te marre nje mandat, ishte nje pike thelbesore dhe per te gjithe komunitetin cam. Nderkohe qe Tahiri tentonte tek une qe te bashkoheshim, jo vetem per platformen, por edhe me tej, vazhdonte te insistonte edhe tek kryetari i partise PDI, zoti Muhedini, per te cilin une kam ruajtur deri ne ate moment, respekt. Tek e fundit PDI ishte katalizator, perreth saj ne bashkoheshim te gjithe dhe ne nje moment te caktuar po shihja se me emrin tim, po abuzohej ne media. Une nuk kisha asnje lloj raporti, ne keto diskutime.

Ishit gati te kalonit te PDI, po te gjenit nje kompromis?

Per mua nuk ka qene nje qellim ne vetvete. Apo nuk u be PDI-ja shtyse qe une te bej nje levizje te madhe politike. Sigurisht qe, gjithnje kam menduar se per ceshtje te medha kombetare dhe per ceshtje si ajo came, ishte nevoje dhe mungonte ne spektrin politik shqiptar, nje parti me nocion nacionalist. Nje parti, e cila shume here duhet t'i ushtronte edhe presion dy partive te medha. Sepse, ne gjykimin tim personal qe e ndaj edhe me shume te tjere, zakonisht dy partite e medha e kane te veshtire te marrin pozicione mbrojtese, per elemente te caktuar te ceshtjes kombetare. Le te themi maxhoranca, e ka te veshtire te marre pozicione te tilla mbrojtese, sepse i duhet qe per shkak te ceshtjeve integruese, ne BE apo NATO, duket sikur ne pamje te pare mos i meshoje fort nje ceshtjeje te caktuar. Por edhe opozita ne pozicione te tilla, duke dashur qe te vije ne pushtet, duhet te jete luajale. Per kete arsye une mendoj se spektri politik shqiptar, kishte nevoje per nje parti, e cila te luftonte dhe te ngreje zerin me shume tek partite e medha. Pervec kesaj, sistemi i ri elektoral duket sikur ne pamje te pare, partive te vogla i krijon probleme, por partive qe kane perqendrime ne qarqe te caktuara, i jep nje shans goxha te madh. Por mos harrojme gjithashtu se rreth 50% e shqiptareve nuk votojne. Pra mendoj se ka ende vend per parti politike, qe kane nje bosht kombetar. Ashtu sic brenda meje une jam cam, ashtu mendoj se ceshtja kombetare eshte e madhe dhe shkon me tej se kjo ceshtje. Ne nuk ikem nga nje parti, per te shkuar tek nje tjeter. Ne jemi te hapur per te bashkepunuar. Ajo qe une garantoj per komunitetin eshte se, ne duke qene se kemi dy vota ne Parlament dhe jemi nje parti parlamentare, do t'i meshojme fort ceshtjes came.

Thate se PDI, ndoshta ka marre dhe nje deputet te dyte ne Fier, jeni i bindur se ka qene kaq solide, vota e komunitetit cam?

Une jam i bindur se kandidati i PDI-se ne Fier, e ka marre mandatin, te pakten me sa e njoh une sistemin elektoral dhe fushaten. Se sa solide eshte kjo vote nuk e di. Por di te them se behej fjale se ishin rreth 4 mije e ca vota, por nuk mendoj se komuniteti cam ne Fier eshte 4 mijee ca vota, eshte shume here me i madh. Dhe ja pse ne menduam se duhet nje parti tjeter politike reale. Pavaresisht gjerave te mira qe ka bere, PDI-ja nuk ka qene nje force reale politike, me shume ka qene ne kuadrin e nje shoqate, se sa parti qe ta perfaqesonte kete komunitet. Ndaj eshte e nevojshme nje tjeter parti, qe t'i perfaqesoje shume mire camet, se dyti te mbroje interesat e tyre. Duhet te jete nje mekanizem shume real, qe te lidhe voten e tyre me perfitimin e komunitetit cam. Sepse eshte shume e cuditshme, se komuniteti cam eshte shume luftarak per ceshtjen came. Vijne ne mitingje, e kane me shume pathos dhe me shume deshire ceshtjen e tyre. Por ne fund fare, nese do te vesh 3 kuti votimi tek camet, nje per PS-ne nje per PD-ne dhe nje per PDI-ne, jam i bindur se ne rastin me te mire, votat do te ndahen ne tresh. Une jam i bindur se kesaj radhe ata do te kene vertete nje parti, e cila do ti mbroje e cila do ti perfaqesoje shume mire dhe do te lidhe interesat e tyre.

Ju u bashkuat me ish-deputetin e PDI-se, Tahiri per te krijuar nje grup ose dy vota ne Parlament, qe jane te konsiderueshme. A eshte korrekte qe ju keni marre nje vote te PS-se dhe e keni transferuar ne nje parti te re?

Kur flasim per moral, behet fjale per nje teresi rregullash te mira dhe pozitive. Une besoj se nuk ka gje me te mire ne kete rast, qe ne te leme flamurin e nje partie politike dhe te perfaqesojme flamurin kombetar. Pra, nga kjo ane ne mendojme qe ky eshte nje veprim i mire dhe do ta shpjegojme me vone. Per sa i perket raportit tim me PS-ne, une nuk po iki nga kjo parti per probleme te medha. Perkundrazi kam qene pjese e saj, kam bere jete politike aktive, nuk kam qene i ndaluar per ceshtjen came. Por sigurisht PS dhe PD kane shume ceshtje te tjera te shtrira per tu marre. Une kam perfituar nga PS, por edhe kam kontribuar ne kete parti. Vertet listat ishin proporcionale, por une nuk isha nje nga ata emra te katapultuar ne listen e PS-se. Ju kujtoj qe ne vitin 2005, ndonese nuk kam qene anetar i PS-se, i kam sjelle kesaj partie nje mandat, ne nje zone shume te veshtire. Ne zgjedhjet e 2007-es kam qene nje nga njerezit me aktive, te pakten ne kryeqytet, ashtu si edhe ne shume tubime dhe aktivitete te tjera partiake. Edhe ne 2009 emri im ne liste, ka pasur nje perkrahje shume te madhe, une kam qene per 8 muaj edhe drejtuesi i qarkut te Tiranes, per sistemin elektoral dhe jam zhvendosur ne muajin e fundit ne Vlore. Nje nga qellimet kryesore, qe une asnjehere nuk kam qene dakord, ka qene fakti se duhet qe ne qarkun e Vlores, te terhiqja votat e komunitetit cam. Dhe une besoj se brenda votave te mija ka edhe vota te komunitetit cam. Pertej kesaj, per sa i perket te qenurit deputet, une ne radhe te pare jam deputet i qarkut te Vlores dhe une do te vazhdoj mbeshtetjen per kete qark, duke bere edhe presion mbi qeverine, per permiresimin e infrastruktures se tij qarku. Pervec kesaj, une i jam shume mirenjohes atyre banoreve, per aktin e madh qe kane bere ne vitin 1944, sepse ka qene populli i Vlores, ai qe i ka hapur dyert te gjithe atyre cameve, qe vinin te vrare dhe te prere. I kane hapur shtepite dhe une do t'i perkushtohem per ti kthyer mirenjohjen ketij populli.

Nuk e keni ushtruar te drejten tuaj per te qene ne mbeshtetje te banoreve te qarkut te Vlores, per shkak te nje vendimi politik te PS-se, per te mos hyre ne Parlament. Tani qe nuk i perkisni me kesaj partie a do te shkoni ne Parlament?

Padyshim qe po, sepse une i perkas asaj kategorie brenda PS qe mendoj se ne kemi obligimin per t'u futur ne Parlament. Luften politike po keshtu duhet ta bejme ne Parlament.

Ju jeni te dy deputete te qarkut te Vlores, si ju ashtu edhe zoti Tahiri. A krijon kjo ndonje problem, me pjesen tjeter te vendit?

Sigurisht ne themi qe do jemi nje parti kombetare dhe jemi te pergatitur per te hapur zyrat e kesaj partie, qe nga Vermoshi deri ne Konispol. Por per sa i perket detyres sime si deputet, une kam detyrimin te ushtroj influencen time, ne qarkun e Vlores.

PDI ka firmosur nje marreveshje paraelektorale me PD, dhe votat e saj kane shkuar si pjese e mazhorances. Zoti Tahiri ka theksuar se ai do te vazhdoje te jete pjese e mazhorances. A do te beni ju nje marreveshje me kete mazhorance, apo do te mbeteni te vecuar ne Parlament?

Kjo mbetet per t'u pare. Ne jemi nje parti kombetare, duke besuar se sot kane rene ideologjizmat e partive politike, mendoj se ceshtja kombetare eshte nje ceshtje me e madhe se ceshtja e spektrit te majte apo te djathte. Ne themel te punes tone, ne do te kerkojme per ceshtjen came, rezoluta dhe qe ajo te marre zgjidhje dhe ne lidhje me kete gje, ne nuk bejme kompromis. Ne do t'i bejme presion qeverise, per 25-30 % te shqiptareve, ne te kemi nje Komitet Kombetar te Diaspores. Ne do te negociojme me dy forcat me te madhe politike, por jemi te hapur per te gjithe spektrin politik shqiptare. Por ne kemi disa piketa te percaktuara mire, qe ceshtjen kombetare dhe ate came, nuk bejme kompromis. Nese PS apo PD e respekton kete pjese programore tonen, ne do te behemi me te. Ne pasi te legalizojme partine, do te mbledhim forumet do te bejme nje perfaqesi dhe do te nisim negociatat, qofte me mazhorancen apo opoziten, jemi te hapur.

A keni biseduar me zotin Berisha paraprakisht, dhe a ka pasur kontakte mes jush?

Padyshim qe jo. Nese ne do te kishim nevoje per poste, apo privilegje te tjera, ne kete parti e benim para dy muajve, jo tashme qe mazhoranca e ka formuar qeverine dhe jane bere disa ndryshime te rendesishme kushtetuese.

A do te kerkoni te beheni pjese e qeverise se vendit, jo ne nivelin qeveritar, por te pakten ne nivelet e dyta dhe te treta te qeverisjes?

Kjo vlen per t'u pare. Nese negociatat shkojne shume mire, ne pikat tona te panegociueshme dhe programore arrin te plotesohen, atehere pse jo?

Sa eshte numri i komunitetit cam sot ne Shqiperi?

Une mendoj se eshte diku, te 300 mije vete.

Sa prej tyre jane votues?

Ka nje problem se, nje pjese e cameve jane te prekur nga emigracioni, ashtu si me pjesen tjeter te vendit. Por une mendoj se votat e tyre jane rreth 60-70 mije.

Ku eshte i perqendruar ky komunitet?

Eshte i perqendruar ne pese qarqe, si ne Tirane, Durres, Elbasan, Fier, Vlore. Por ne duke qene nje parti kombetare, do te synojme qe me programin tone mbarekombetare, te perfshire qytetare te tjere. Duhet te kuptojme qe ceshtja came, eshte nje pjese e ceshtjes kombetare.

Duke llogaritur numrin e votuesve dhe sistemin e ri elektoral, mendoni se partia juaj do te vazhdoj ti ruaj keto numra perfaqesimi ne Parlament?

Patjeter, madje do t'i shtojme. Me kete konfiguracion qe eshte sot, ne do te tentojme qe minimalisht ne pese keto qarqe qe thame, e kemi plotesisht te mundur te marrim nga nje deputet. Mbaje mend kete deklarate qe te thashe sot. Per here te pare camet do te kuptojne, qe kane nje parti te tyren, puna e partise tjeter te tyre ka qene e pamjaftueshme. PDI ka qene jo mire e organizuar me strukturat dhe nuk ka performuar shume mire, per ti perfaqesuar apo mbrojtur interesat e komunitetit cam. Kur flas per interesa kam parasysh edhe perfaqesimin lokal.

Ju keni thene se per ceshtjen came ju do te ndermerrni iniciativa politike. Cdo te thote kjo?

Ne do te synojme te sensibilizojme opinionin publik, Parlamentin, por edhe qeverine per te krijuar nje hapesire te perbashket ekonomike, mes shqiptareve, kudo qe ata jane. Ne nuk mund ta shikojme tregun ekonomik shqiptar si 3-4 milion, sepse ne vetvete ai eshte nje treg 7 milionesh. Bota po shkon drejt globalizimit dhe eshte detyre e qeverise shqiptare, qe te unifikoje fillimisht shqiptaret.

Si do te zgjidhet problemi i pronave te cameve ne Greqi?

Ne kemi menduar qe ne radhe te pare te ushtojme nje trysni sa me te madhe mbi qeverine shqiptare, ne menyre qe edhe ne kuadrin e traktatit Shqiperi-Greqi, kjo e drejte e madhe e patjetersueshme, te jete pjese e negociatave. Ne radhe te pare duhet t'u njihet si e drejte dhe pastaj te gjenden forma te tjera, per zgjidhjen e saj. Por pervec kesaj, ne po behemi gati me nje staf teknik, madje me nje zyre avokatie angleze te Londres, qe te bejme nje studim, se c'eshte problemi cam ,lidhur kryesisht me pronat. Kemi marre hapa konkrete me kete zyre te mirenjohur edhe ne bote. Ata do te na japin rruget ligjore dhe legale te zgjidhjes. Eshte detyra jone qe t'i japim nje oferte reale komunitetit cam, t'ju bejme avokatine, ndonese nje gje te tille duhet ta bente shteti.

Ju keni thene qe do te punoni per marredhenie te mira me fqinjet si Greqia. A ka nje kontardite, kur ju kerkoni te ngrini nje ceshtje qe Greqia se njeh dhe doni te keni njekohesisht marredhenie te mira?

Nuk mund te thuash qe Greqia nuk e njeh kete ceshtje. Ne kete ceshtje, ana kohore ka bere te veten, camet pervecse u perzune nga greku, ata per 45 vjet ne Shqiperi nga komunizmi u trajtuan si qytetare te dores se dyte. Regjimi komunist nuk kishte interes qe ne te performonim, por sot jemi ne demokraci dhe zeri jone duhet te forcohet dhe qenia e dy deputeteve came ne Parlament, eshte nje gje shume e rendesishme.

Nese une ju pyes ne menyre te drejtperdrejt, si e shihni ju zgjidhjen e ceshtjes came dhe si e thjeshtesoni nje problem te drejtave te njeriut, nje problem te ri te ndikimeve territoriale apo nje problem te pronave?

Eshte shume e thjeshte. Per ne eshte e qarte, por duhet t'i kthehem faktit se pse camet duan qe te kene marredhenie te mira me Greqine, me kujtohet gjithmone nje thenie te zevendesambsadorit amerikan qe thoshte qe Shqiperia dhe Greqia nuk do te marrin asnjehere maksimumin e raporteve midis tyre, pa zgjidhjen e ceshtjes came. Une mendoj qe camet, bashke me minoritaret, te dy bashke jane urat e verteta te bashkepunimit midis Shqiperise dhe Greqise. Kush me shume se sa komuniteti cam, me shume per te realizuar te drejtat e tyre, eshte i interesuar qe te kemi marredhenie te mira me Greqine. Per sa i perket se si e shohim ne ceshtjen came, sigurisht eshte absurd dhe te kete problem me ndikime territoriale, kjo eshte nje gje absurde. Nuk ka ndonje njeri qe t'i shkoje ne mendje, edhe ai qe mund te jete me radikal. Ne mendojme qe ne radhe te pare ky gjenocid nuk ka marre emer, ky spastrim i madh etnik eshte gjaku dhe mundi e djersa e dhjetera mijera bashkeqytetareve tane, te afermve tane, te cilet jane vrare dhe jane prere, jane masakruar dhe kane vdekur vetem sepse ishin shqiptare, jo per ndonje arsye tjeter, e cila ne na ben qe te mos harrojme. Per kete arsye ne kerkojme ne radhe te pare qe te njihet ky spastrim etnik dhe pse jo nje falje te madhe etnike. Ne nuk e ngaterrojme shoqerine demokratike greke te sotme me ate perpara 1964-1965, sigurisht qe eshte nje gje tjeter. Ne mendojme qe ceshtja e pronave, eshte nje ceshtje universale e te drejtave te njeriut. Karta universale e te drejtave te njeriut, ceshtjen e prones, ceshtjen e levizjes se lire te njerezve, eshte absurde qe camet nuk arrijne te marrin nje vize dhe te shkojne te shohin vendin e tyre. Besoj qe kjo eshte e kapercyer, kjo eshte arkaike, nuk besoj qe ndihmon. Dua te them me kete gje edhe faktin qe besoj se do ta ndihmojne ndoshta edhe politiken greke, e cila per shkak te shume viteve ne keto pozita te ngurta, ta kuptoje qe ketu behet fjale per disa njerez evropiane, civil dhe shume te pergjegjshem.

Ju thoni se nje nga piketat kryesore te kesaj partie do te jete ceshtja kombetare. Cfare kuptoni ju me ceshtje kombetare?

Pikerisht ne aty kemi shpjeguar se cfare kuptojme ne me ceshtje kombetare. Sigurisht ceshtja kombetare ndryshon vazhdimisht. Fatkeqesisht problemet e ceshtjes kombetare kane ngelur per shqiptaret po ato te luftes se pare dhe dyte boterore, nje vend i ndare. Sigurisht qe ka pasur nje progres dhjete vitet e fundit, nese eshte bere nje hap perpara, kjo eshte bere me pavaresine e Kosoves, te cilet ne camet e kemi shume per zemer. Edhe per nje arsye tjeter. Ceshtja came nuk ka njohur ndonje progres, por per sa kohe qe camet vete po organizohen, po bashkohen politikisht, do te zgjidhet.

Jeni i bindur?

Une per vete jam plotesisht i bindur.

Ju mendoni qe keto 20 vjet kur eshte filluar te permendet, pasi para vitit '90 pothuajse kjo ceshtje ishte inekzistente, ka bere progres kjo ceshtje?

Po, pa dyshim. Fakti qe tani behet fjale qe per forca reale politike te organizohet...

...Jo vetem brenda vendit, flas edhe ne raportin nderkombetar...

Padyshim ka disa perqasje, ne jemi ne kontakte te vazhdueshme edhe me komunitetin nderkombetar, edhe me gjere. Ajo qe me cudit eshte fakti se ata nuk e dine kete histori. Pra keto 64 vjet, pluhur, ata nuk e dine, por eshte absurde, nuk e dine deputete te parlamentit shqiptar. Une i falenderoj deputetet kur une kam mbajtur nje fjalim ne parlament qe me kane perkrahur dhe madje me kane duartrokitur. Por, nuk mund ta lej dot pa thene qe pas fjalimit, me thoshin, ore ne nuk e dinim kete histori. Madje-madje, ne fjalimin tim shume here theksoja me force qe ne ate kalvar biblik kam pasur tim gjysh dhe tim ate nje vjecar. Pse? Per t'i thene shqiptareve qe kjo eshte historia e babait tim, nuk eshte historia e katragjyshit, por eshte historia e brezit... Prandaj camet mbaheshin qytetare te dores se dyte, prandaj edhe camet u etiketuan si cam te pabese, kjo eshte absurde. Keshtu qe, kjo shoqeri per mua duhet te ngrihet, te kerkoje te drejtat e veta, ne menyre qe te jete dinjitoze ne radhe te pare per shqiptaret dhe pjesa tjeter eshte plotesisht e zgjidhshme. Fakti qe pas 64 vjetesh flitet akoma me me teper force, fakti qe do te jene 2 deputete te parlamentit shqiptar, por e kane ceshtjen came prioritetin e tyre kryesore tregon qe ceshtja jo vetem qe s'ka bere regres, por ka bere nje progres shume te madh.

Marredheniet tuaja personale me komunitetin cam si jane?

Te shkelqyera.

Ju keni nje karriere politike disi te padukshme ne fillim dhe me evidente me pas, keni qene nga themeluesit e PD-se, keni qene nga studentet e dhjetorit, me pas keni kaluar ne PS, tani tek PDU. Si e shihni gjithe karrieren tuaj politike?

Une mendoj qe jam akoma i ri per te vazhduar, sigurisht qe besoj qe eshte nje karriere me shume eksperienca e cila me ka mataruar dhe besoj se jam i gatshem per te pasur nje force, per te aderuar ne nje force politike ku une jam nje nga nismetaret. Pra eshte nje lloj maturimi, i cili besoj se eshte normal ne kete lloj tranzicioni. Te kemi parasysh bashke kemi qene student te dhjetorit bashke me miq te tjere, kemi qene bashke. Ne atehere ishim ne nje front te madh kundra, per te rrezuar sistemin komunist, mbi te gjitha ishim shume te bindur qe kjo ishte rruga per te bere nje Shqiperi demokratike, Shqiperi si gjithe Evropa, kane kaluar 20 vjet... Ne kete kuptim une mora pjese ne kete parti, duke qene anetar i komunitetit cam, mund te kisha nje grimce shume me te madhe kundra atij sistemi. Kaluan disa vite, une kam qene bashkepunetor i ngushte i profesorit te nderuar, nje nder lideret e dhjetorit, Gramoz Pashkos, per te cilin kam respekt. Fatkeqesisht, ne nje moment te brendshem, lufta eshte politike brenda PD, u gjeta i marxhilizuar bashke me ate grup, kjo me beri qe une per shume vite te mos jem i angazhuar direkt ne politiken shqiptare. Sigurisht qe kam ndare gjithmone opinione, pasi si te thuash ajo thirrja e pare per te qene i perfshire ne politike me kane shoqeruar vazhdimisht. Jam marre per shume vite me biznes dhe nga nje rastesi ne vitin 2002, jam kontaktuar nga Fatos Nano, personazh, qe besoj edhe per mua shume i rendesishem, i cili ishte shume i hapur edhe per personazhet te cilet nuk ishin anetar te PS, pavaresisht se dua te kujtoj se ka qene momenti kur behej fjale per nje marreveshje te madhe ndermjet PD dhe PS per zgjedhjen e Presidentit, prokurorit, prokurorit. Por une kam qene drejtor i Pergjithshem i Tatimeve, i Doganave, ua di shume per nder qe me dhane mundesine te ushtroj keto detyra. Sigurisht qe, ne menyre te natyrshme mu be thirrja ne vitin 2005 qe te behesha deputet, te kandidoja per deputet, nuk ka qene deshira ime.

Jeni penduar qe jeni bere deputet?

Jo absolutisht, eshte nje mundesi shume e madhe, qe te jesh nje ze publik, i fuqishem. Ka shume njerez te mencur ne Shqiperi qe nuk e kane kete te drejte. Nga kjo ane s'jam penduar, ashtu sic nuk do te pendohem kurre edhe per kete levizje qe kam marre, edhe sikur me duhet qe neser mund te jem jashte parlamentit shqiptar dhe jashte politikes, per arsye shume te madhe. Shqiptaret nuk i mban mend qindra deputete qe kane pasur, apo mbajne mend vertete personazhe te cilat kane performuar shume mire, politikan te grades se pare. Une mendoj qe jam nje nga ato fatlumet qe kam nje kauz, jam i pergjegjshem per kete. Sikur ta coj deri ne fund kete kauze do te jem shume i lumtur edhe sikur te mos jem neser ne politike, ka shume mundesira te tjera, s'e kuptoj vetem ne parlament.

Idrizi dhe Tahiri, ikin nga PS

e PDI dhe bejne parti te re

Partia per Drejtesi dhe Unitet u zyrtarizua mesditen e djeshme pergjate konferences per shtyp qe mbajten drejtuesit e saj. Kryetari i kesaj partie, deputeti Shpetim Idrizi deklaroi se kjo parti e re, ka ne programin e vet ne menyre ekskluzive, promovimin dhe zgjidhjen e Ceshtjes Kombetare. "Ne do te perqendrojme energjite tek zgjidhja e ceshtjes kombetare dhe ne vecanti ne zgjidhjen e ceshtjes came", deklaroi Idrizi, duke shprehu edhe qendrimin e deputetit tjeter Dashamir Tahiri. Sipas Idrizit, Shqiperia tashme eshte nje anetare e NATO-s dhe do te jete se shpejti edhe anetare e BE dhe per kete arsye eshte e rendesishme qe ceshtjet e saj kombetare te marrin zgjidhje, per shkak te nevojes se rivenjes se drejtesise ne vend. Deputetet Idrizi dhe Tahiri te cilet kane themeluar kete parti te re, e kane marre mandatin e tyre te deputetit ne qarkun e Vlores, por ne logon e partive te ndryshme. Idrizi ka perfaqesuar Partine Socialiste, ndersa Dashamir Tahiri, Partine per Drejtesi dhe Integrim. Pergjate deklarates se djeshme per shtyp, themeluesit e PDU-se theksuan se ata do te beheshin pjese e atij koalicioni i cili do te plotesonte me mire interesat e kauzes se tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›