E Shtunë, 31 Tetor 2026

Borchard: Bojkoti cenon reformat, PS ne Kuvend

Opozita po "qortohet" gjithnje e me shume nga nderkombetaret, per bojkotin qe po i ben Kuvendit dhe Komisioneve Parlamentare. Pas thirrjeve te OSBE-se dhe Komisionit Evropian, dje reagoi edhe ambasadori gjerman ne vendin tone, Bernd Borchardt. "Me bojkotin cenohen disa reforma, qe patjeter kane nevoje per opoziten",-tha dje ambasadori Borchard. Sipas tij, vendi i opozites eshte vetem ne Kuvend dhe mungesa e saj do te cenoje reformat e rendesishme, per te cilat ka nevoje vendi. "Vendi i opozites eshte ne Kuvend. Me bojkotin, cenohen disa reforma qe patjeter kane nevoje per opoziten. Ndaj vendimet e rendesishme merren ne Kuvend dhe aty duhet te jete dhe vendi i opozites", tha ambasadori gjerman. Ne keto kushte, ai i kerkoi opozites qe t'i rikthehet jetes parlamentare dhe te marre pjese ne diskutimet, per zbatimin e rekomandimeve te OSBE/ODIHR per zgjedhjet. Ashtu si Ambasadori i OSBE-se, Robert Bosh, edhe Borchardt tha se opozita duhet t'i permbahet deklarates se Bashkimit Evropian, per zgjedhjet. Sipas tij, disa prej kushteve te opozites mund te shqyrtohen dhe jene pjese e diskutimeve, por ato nuk duhet te ndikojne ne vijimin e bojkotit. Sidomos ne momentin kur nderkombetaret i vleresuan zgjedhjet si me te mirat e zhvilluara deri me sot, si dhe hoqen cdo dyshim per manipulim te rezultatit apo vjedhje te votave. Ambasadori gjerman Borchardt, vleresoi diten e djeshme se nje sere reformash te rendesishme qe Shqiperia duhet te realizoje ne kuader te integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian, si ajo ne sistemin e drejtesise, kane nevoje per prezencen dhe kontributin e opozites. Kjo edhe per faktin se per miratimin dhe realizimin e tyre, kerkohet nje numer i cilesuar votash, pra 84, numer qe mazhoranca ne pushtet nuk e ka. Prej ditesh, thirrjet e nderkombetareve ne adrese te opozites qe ajo te rikthehet ne Kuvend, po shtohen gjithnje e me shume. Megjithate, ky fakt nuk po i lekund aspak te 65 deputetet e se majtes, qe te rikthehen ne jeten parlamentare. Partia Socialiste po i qendron fort kushteve te saj dhe plotesimin e tyre, si e vetmja mundesi qe ata te hyjne ne Parlament. Nje prej kushteve kryesore, eshte nisja e hetimit parlamentar per zgjedhjet e 28 qershorit. Zgjedhje qe socialistet i konsiderojne te vjedhura dhe rezultatin e tyre te manipuluar. Pervec kesaj, selia roze kerkon edhe plotesimin e disa kushteve te tjera si, rikthimi ne pune i punonjesve te administrates publike, qe u shkarkuan politikisht, apo ndryshimin e perberjes se keshillave te medias, per te cilat u shpreh ne favor te plotesimit te tyre edhe ambasadori gjerman. Kushte, pa te cilat PS premton se nuk do te hyje ne sallen e Kuvendit, pa u plotesuar.

Thirrja

Ambasadori gjerman ne vendin tone, Bernd Borchard, i beri thirrje opozites te hyje ne Kuvend. Duke theksuar faktin se debati dhe reformat realizohen ne Parlament, Borchardt theksoi se PS duhet te marre pjese ne reforma.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›