QSUT shqetesim vizitat e familjareve te pacienteve
Numri i madh i familjarëve që shoqërojnë nëpër pavione të sëmurët është shqetësim i ngritur jo vetëm nga mjekët, por dhe nga vetë të sëmurët. Shefi i nefrologjisë Nestor Tereska sqaron se ata jo vetëm prishin qetësinë e të sëmurëve, por dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e infeksioneve spitalore. Ai i tërheq vëmendje strukturave të drejtorisë se në pavione me specifika të vecanta të vendosen roje.
"Infeksionet spitalore nga hyrjet dhe daljet e familjarëve shtohen jashtëzakonisht. Unë do ju jap shembull të repartit të hemodializës. Një repart shumë fraxhil, që ka të sëmurë me forca imune shumë të rëna, të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe hyjnë vend e pa vend dhe të pakontrolluar. Ai mund të jetë me grip, me një gjendje virale dhe hyn tek i sëmuri pa pyetur fare që do infektojë të sëmurët", tha Nestor Tereska, shef i pavionit të nefrologjisë.
Gjatë vëzhgimit me kameran tonë në ambientet e brendshme spitalore u ndeshëm me shumë famijarë të cilët pohuan se një i sëmurë shoqërohet dhe nga 4 apo 5 të afërm, në të njëtën kohë. Ndërsa vetë të sëmurët nëpërmejt kameras të AS ankohen për zhurrmën, që përcjell qëndrim i familjarëve me orë të tëra nëpër dhomat apo korridoret e spitaleve. "Ne jemi që në mëngjes këtu. Kemi që të hënën që qëndrojmë", thotë një vizitore.
Drejtoria e QSUT prej dy vjetësh ka lëshuar një urdhër ku ka specifikuar orarët që duhet të hyjnë vizitorët e të sëmurëve të shtruar nëpër pavione. Po me sa duke tani është shkelur, pasi në cdo orë të ditës në pavionet e QSUT ndeshesh me familjarë apo të afërm të pacientëve të shtruar.
Julia Bardhushi