Idrizi: Rezoluta came te mos shihet me indiferentizem
Kryetari i PDIU-se Shpetim Idrizi, iu ka drejtuar nje leter te hapur medieve ne Shqiperi, te cilave ju kerkon nje trajtim ndryshe te rezolutes se ceshtjes came, qe kjo force politike ka depozituar ne kuvend, para disa ditesh. Ne letren drejtuar mediave, Idrizi shprehet se ajo nuk eshte beteje e dy individeve, apo e nje partie, por eshte beteja e mbare kombit per dinjitet dhe barazi, ndaj ju kerkon mediave te mos e shohin me indiferentizem. “Kjo Rezolute, nuk mund te shihet ne menyre indiferente nga shoqeria dhe media shqiptare. Kjo eshte arsyeja, pse me Rezoluten jane rreshtuar intelektuale dhe burra te shquar te ketij vendi dhe kombi, si Sami Repishti, apo Alfred Moisiu, shume shoqata brenda dhe jashte vendit. Ju lutem shume atyre, qe i ndjekin me vemendje zhvillimet rreth Rezolutes, te mos na lartesojne kaq shume sa ta shohin Rezoluten, si vepren tone. Jo thjesht, pse ajo eshte produkt i konsultimeve te gjata me shume eksperte dhe miq, vendas dhe te huaj. Ajo eshte dokumenti me programatik i kombit shqiptar perballe kombit grek, vitet e fundit. Ne i themi fqinjit : boll u solle si i madh me ne, sepse ne jeten e kombeve, ka ulje dhe ngritje, por borxhet duhen shlyer”, thuhet ne letren e tij, Idrizi. Gjithashtu ai iu ben apel medieve, qe te merren dhe te trajtojne permbajtjen e saj. “Mos u merrni me elemente siperfaqesore, me detaje te kontekstit tone te brendshem politik, por merruni me tekstin e Rezolutes dhe shiheni ne kontekstin e marredhenieve dypaleshe. Mos e trajtoni Rezoluten ne driten e teknikave mediatike te hapesires se faqeve, minutazhit sipas perqindjes se partive, apo matur me ndonje meter tjeter. Rezoluta nuk eshte e dy individeve, e nje partie, e nje shoqate, e nje komuniteti, por e mbare kombit. E dime qe ajo nuk do jete gjithmone kryelajmi, por ajo meriton vemendje te posacme, jashte klisheve profesionale”, apeloi Idrizi.