Idrizi: Taksa e sheshtë po varfëron qytetarët
Autori i Lajmit: Red.
Taksa e sheshtë ka ndihmuar në varfërimin e qytetarëve dhe në diskriminimin e tyre duke taksuar veç pagat e ulta dhe të mesme dhe duke favorizuar pagat e larta. Këtë herë një deputet me pagë jo të vogël i PS-së, Shpetim Idrizi ka sjellë shembuj se sa taksohet paga e një arsimtari, por edhe e një qeveritari. "Le të marrim një pagë prej 30 mijë lekësh apo 300 mijë lekë të vjetra, nga 15 mijë lekë të vjetra që tatohej më parë, tani paguhet 20 mijë lekë, apo 30 përqind më shumë. Le të marrim një pagë 400 mijë lekëshe, nga 20 mijë lekë të vjetra që tatohej më parë, tani paguhen 30 mijë lekë apo 50 përqind më shumë. Le të marrim një pagë 150 mijë lekëshe ose 1 milion e 500 mijë të vjetra dhe ju e dini se kush i merr të tilla paga, janë pagat e ministrave, qeveritarëve dhe funksionarëve të lartë të shtetit. Tatimet për këto kategori nga 15 përqind u ulen me 10 përqind. Nga 225 mijë lekë të vjetra që tatoheshin më parë, tani paguajnë vetëm 150 mijë lekë", është shprehur Idrizi. Sipas tij, aplikimi i taksës së sheshtë së bashku me vendimin për pagat referuese janë përdorur për të mbushur arkën e zbrazur të shtetit. "Nga të dhënat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve për muajin shtator 2007, krahasuar me muajin shtator 2006, rritja e të ardhurave nga tatimi mbi pagat ëshëe 388 përqind. Taksa e sheshtë ishte premtuar se do të shoqërohej njëkohësisht me uljen e tatim-fitimit dhe me të ardhurën e aksizave, por në fakt gjatë këtij viti fiskal kemi vetëm rritjen e aplikimin e taksës së sheshtë për pjesën e pagave dhe rritjen e aksizave, kurse tatim-fitimi është lenë për vitin tjeter", pohoi Idrizi. Rritja diskriminuese e tatimit mbi pagat e ulta dhe të mesme, sipas Idrizit, vjen kur çmimet rriten çdo ditë e bizneset vuajnë mungesën e energjisë, kur çmimi i naftës nuk ka njohur ulje akcize dhe për gazin për ngrohje nuk është hequr TVSH-ja.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2007