E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stafa: Blushi bën akuza të pavërteta

Autori i Lajmit: Red.
Deputeti socialist, Bukurosh Stafa, një nga mbështetësit e ish-kryetarit socialist, Fatos Nano, reagoi dje ndaj deklaratave të deputetit Ben Blushi, ish-kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, në lidhje me zgjedhjen e Presidentit të Republikës.
Ai hodhi poshtë akuzat e Blushit për shitblerje të votave, duke i cilësuar ato aspak të vërteta. Ndërkohë, në lidhje me deklaratat e Kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, Gramoz Ruçi, se lëvizja e kryesuar nga zoti Nano është e padobishme për këtë forcë politike dhe nuk ka të ardhme, zoti Stafa komentoi se “ky është mendim i zotit Ruçi”.
“Lëvizja e kryesuar nga Nano ka një mbështetje të gjerë në bazë, por dhe të pothuajse gjysmës së deputetëve socialistë, dhe kjo dëshmohet nga takimet e deritanishme”, tha deputeti Stafa.
Ky lajm është publikuar: 29/10/2007

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›