E Shtunë, 31 Tetor 2026

Idrizi: Tubimi i së premtes i pakuptimtë

"I bashkohem thirrjes së komunitetit ndërkombëtar, se protesta e ditës së premte është e panevojshme dhe nuk shkon në drejtimin e duhur", tha Idrizi. 

Ai shtoi se “politika jonë nuk e ka kuptuar akoma se institucionet nuk merren me dhunë dhe nuk duhen dhunuar. Për këtë arsye, komuniteti ndërkombëtar është investuar fuqimisht dhe po flet shumë qartë, se ajo që i duhet Shqipërisë sot është një detantë e madhe mes dy forcave të mëdha politike në vend”.

Duke folur për demonstratën e shkuar, Idrizi tha se duhet një hetim i plotë i ngjarjes. "Duhet të ketë një hetim për kalim ose jo kompetencash, për të cilën dhe SHBA po japin ndihmë dhe asistencë direkte në zbardhjen e së vërtetës dhe çertifikimin e saj", vijoi ai. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-27 19:26
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›